Gjykata tregoi joprofesionalizëm
29/05/2005 Reagon avokati Meçi pas vendimit për dënimin e Sajmir Muhametit
TIRANË – Brenda pak ditësh, në Apelin e Krimeve të Rënda, avokati Vladimir Meçi do të depozitojë ankimin kundër vendimit të dhënë ndaj të pandehurve Sajmir Muhameti dhe Vilson Jahja. Vendimi i dhënë të premten nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për të pandehurin Sajmir Muhameti dhe Vilson Jahja, është kontestuar nga avokati mbrojtës i tyre, Vladimir Meçi. Ata u dënuan përkatësisht me 11 dhe 10 vite burg. Ndaj dy të pandehurve, shprehet avokati, Prokuroria e Vlorës ka filluar procedimin në datën 28 tetor 2002 për veprën penale të vjedhjes me armë. Meçe thotë në kontestimin e tij se, mënyra e fillimit të procedimit penal ka qenë e paligjshme. Këtë paligjshmëri e ka lejuar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Sipas avokatit, procedimi ka filluar mbi bazën e kallëzimit të marrë në Vlorë, në datën 27 tetor 2002 nga oficeri i policisë gjyqësore, Vasil Prifti, shtetasit shqiptar Andrea Rondo. Pikërisht, thotë avokati, këtu ka filluar shkelja e ligjit. Kallëzimi i Andrea Rondos, edhe pse është shtetas shqiptar, është dhënë në gjuhën greke. I dëmtuari e ka përshkruar të gjithë ngjarjen në gjuhën greke. Ky akt, sipas avokatit, duhej të konsiderohej i pavlefshëm, por këtë gjë gjykata nuk e ka bërë. Vladimir Meçi tha dje se klienti i tij në momentin e kryerjes së veprës penale, kishte konsumuar një sasi alkooli. Por, edhe ky fakt nuk është marrë parasysh nga gjykata, edhe pse është kryer akti i ekspertimit. U caktua një grup ekspertësh, që përcaktuan se Muhameti ka qenë nën ndikimin e alkoolit, pra i papërgjegjshëm. Pas kësaj faze, Prokuroria e Vlorës e pushon çështjen për të dy të pandehurit në datën 15 janar 2003. Por Prokurori i Përgjithshëm urdhëron hapjen e hetimeve në datën 9 maj 2003. Urdhërohet ringritja e një grupi ekspertësh të QSUT, për të rikryer aktin e ekspertimit psikiatriko–ligjor. Përgjigjja ishte se "i pandehuri Sajmir Muhameti paraqet çrregullime të personalitetit, që nga të dhënat e mundshme që disponojmë, paraqet tipare antisociale. Ne nuk jemi në gjendje të themi nëse veprën penale, i pandehuri e ka kryer nën ndikimin e alkoolit apo nga një paqëndrueshmëri emocionale si p.sh., disfori episodike intensive që zgjat disa orë". Avokati thotë se, ekspertët kanë qenë nën presionin e prokurorit të Vlorës, Petrit Çano. Pas dhënies së vendimit, ai shprehet se do ta apelojë atë në pritje të marrjes së një përgjigje dinjitoze nga drejtësia.