Rinas, kurdë nga Stambolli drejt Italisë

29/05/2005 Pas kontaktit të Policisë turke, u survejua mbërritja në Rinas dhe strehimi në Tiranë i 3 kurdëve të parë
Autorietetet e drejtësisë shqiptare në bashkëpunim me homologet e tyre turke, kanë identifikuar dhe goditur një grup të strukturuar të trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore. Kanë qenë informacionet e siguruara nga policia turke, që kanë dhënë sinjalin e hetimit për Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Më datë 20 maj, kanë mbërritur nga Turqia në Tiranë, tre klandestinët e parë kurdë, të cilët kanë udhëtuar nga Stambolli drejt Rinasit me linjën ajrore “Turkish Airlines”. Ndërsa dje, po me të njëjtën linjë dhe të trafikuar nga i njëjti grup, kanë mbërritur edhe tre kurdët e tjerë. Të pajisur me pasaportë turke, këta kurdë që do të trafikoheshin në rrugë tokësore drejt Kosovës me destinacion Slloveninë, nga ku më pas do të shpërndaheshin në BE. Tre kurdët e parë të trafikuar, janë lejujar të kalojnë në Aeroportin e Stambollit më datë 20 maj dhe nuk janë ndaluar nga policia e këtij vendi. Policia turke, ka lejuar vetë kalimin e tyre, ndërsa ka lajmëruar homolgët shqiptarë. Menjëherë pas mbërritjes së tyre në Rinas, policia shqiptare që ka pasur informacionin e nevojshëm, është vënë në djekje të kurdëve, për të zbuluar trafiknatët që i prisnin dhe vendstrehimin e tyre deri në trafikimin për në BE. Por, vetëm një tentativë e trafikut të klandestinëve, nuk mund t’i klasifikonte organizatorët e rrjetit si antëtarë të grupi të strukturuar trafikimi. Kështu, që është dashur të pritet një javë për rrugën e dytë të kurdëve drejt Shqipërisë. Ndërkaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka hartuar gjithë planin e goditjes së organizatorëve të trafikut, ku është planifukuar të infiltrohet edhe një agjent special.
Trafiku
Një hetim disa ditor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka bërë të muddur zbulimin dhe shkatërrimin e një grupi të strukturuar të trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore. Nga burime Zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit, është pohuar se bëhej fjalë për një linjë të strukturuar të trafikut të klanestinëve nga Lindja e Mesme drejt Europës. Mësohet se ata mblidheshin në Stamoll dhe prej aeroportit të këtij qyteti, udhëtonin drejt Tiranës me linjën ajrore “Turkish Airlines”. Ndërsa më pas, klandestinët strehoheshin prej trafiknatëve për disa ditë ose javë në Tiranë. Më pas, trafiknatët formonin gjithë grupin e klandestinëve dhe i kalonin ilegalisht në rrugë tokësore drejt Kosovës me destinacion Slloveninë. Ka qenë një prej shqiptarëve të arrestuar, ai i cili i transportonte kurdët deri në Kukës, kundrejt 80 eurove për secilin. Ndërsa tjetri që i strehonte në banesën e tij, përfitonte 120 euro për çdo kurd. Po në rrugë tokësore, kurdët trafikoheshin më pas drejt Sllovenisë, për të mbërritur në Itali. Sipas burimeve të akuzës, çdo kurd i trafikuar duhej të parapaguante një shumë prej 3 mijë eurosh për të mbërritur në Europë.
Zbulimi
Ka qenë nisja e tre kurdëve nga Aeroporti i Stambollit drejt Rinasit më 20 maj, që ka ngritur dyshimet e policisë turke për një linjë të mundshme të trafikut të qenieve njerëzore. Ata kanë kontaktuar me prokurorinë shqiptare, e cila ka organizuar ndjekjen e lëvizjeve të kurdëve në Tiranë. Menjëherë pas mbërritjes, në Rinas, policia ka identifkuar edhe trafiknatët shqiptarë. Kështu, është vënë nën suervejim shoferi që i ka transportuar në Tiranë dhe ai që i ka strehuar në apartamentin e tij në qendër të kryeqytetit. Ndërkaq, një agjent policie i infiltruar në grupin e trafikantëve, ka iniciuar edhe një rrugë tjetër, për të provuar nëse bëhej fjalë për një grup të strukturuar dhe të mirëorganizuar. Pa kaluar ende java, trafikanëtët turq, kanë mundësuar rrugën e dytë, duke nisur edhe tre kurdë të tjerë.
Operacioni
Pas identifikimit të vendstrehimit të tre kurdëve të parë, policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë filluar survejimin e organizatorëve të trafikut. Madje në këtë rrjet trafikantësh, është infilturar edhe një agjent special policie, i cili ka iniciuar edhe një rrugë tjetër klandestinësh. Kjo, pasi duhen të paktën dy tentativa të dokumentuara të një vepre penale, që të akuzuarit të klasifikohen si anëtarë dhe organizatorë të një bande të strukturuar. Ndërkaq, dy ditë më parë është tentuar nga trafiknatët të kryhet rruga e dytë me tre krudë të tjerë, ku edhe janë vënë në pranga. Sipas burimeve të organit të akuzës, është arritur të provohet se të arrestuarit janë krerët e një bande të trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore. Kështu, mësohet se në cilësinë e provave materiale janë dokumentuar përgjime bisedash telefonike, para, fotografi, një apartament ku dtrehoheshin klandestinët, një Benz me të cilin transportoheshin, etj.
Arrestimet
Zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Edlira Teferiçi, gjatë një koference për shtyp, pohoi të dhënat e një operacioni tre palësh. Ajo pohoi se është bërë e mundur të kapen dhe të arrestohen tre organizatorët e kësaj linje trafiku; një maqedonas, Ali Ademi dhe dy shtetas turq, Yasin Ozel e Ayhan Dogan. Gjithashtu është prangosur edhe shqiptari Hysni Mali që akuzohet se transportonte klandestinët nga Rinasi në Tiranë dhe Tafil Selfo, i cili kishte përshtatur apartamentin e tij për strehimin e klandestinëve kurd. Policia ka arrestuar edhe gjashtë klandestinët kurd, përfundojnë burimet.
Trafikantët e arrestuar:
Ali Ademi (shtetas maqedonas)
Yasin Ozel (shtetas truk)
Ayhan Dogan (shetas turk)
Hysni Mali(trasportuesi i kurdëve nga Rinasi në Tiranë)
Tafil Selfo(strehuesi i klandestinëve në Tiranë)
Sekuestrimet:
Një Benz me targë TR 4815 J, pronë e Hysni Malit
Një apartament pranë 15 katëshit, pronë e Tafil Selfos
1750 euro të destinuara për punonjësin e pikës kufitare
Trafikantët, 1750 euro “dhuratë” për punonjësin e pikës kufitare
Policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda, u kanë kanë gjetur trafiknatëve edhe 1750 euro, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, këto para ishin destinuar dhe planifikuar nga trafikantët për të korruptuar punonjësin e kontrollit në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas. Sipas burimeve të policisë, ka prova materiale që vërtetojnë destinacionin e këtyre parave. Burimet theksojnë se nga përgjimet e bisedave telefonike dhe kontaktet që ka pasur i infiltruari me trafiknatët, është arritur të provohet se këto para ishin rryshfeti për të mbyllur sytë e punonjësve të pikës kufitare, ku do të trafikoheshin Kurdët.
Një agjent i infiltruar inicioi rrugën e dytë
Policisë shqiptare dhe asaj turke, u është dashur një agjent i infilturar për të arritur dokumentimin e linjës së trafikut të grupit të strukturuar të goditur pasditen e të premtes. Për të parë nëse të arrestuarit ishin apo jo anëtarë të një bande të strukturuar, ka qenë e nevojshme provimi i të paktën dy tentativave të trafikut të klandestinëve. Ndonëse, policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda i kanë pasur në dorë trafikantët që më datë 20 maj, është dashur të provohet nëse bëhej fjalë për një trafik me vazhdimësi të gjatë kohe dhe hapësire, apo nëse ishte thjesht një tentativë e vetme. Për këtë shkak, është inicuar nga vetë policitë e këtyre vendeve kontatki me trafiknatët, të cilët kanë tentuar të kryejnë edhe një rrugë tjetër me klandestin. Më datë 20 maj janë trafikuar tre kurdët e parë, të cilët janë strehuar në apartamentin e Tafil Selfos. Ndërkaq, agjenti i infilturar ka kontaktuar me trafiknatët shqiptarë dhe u të cilëve u ka pohuar ndihmën e tij për transportimin drejt Europës të një numri të madh kurdësh. Të joshur nga oferta e të infilturuarit, ata u kanë kërkuar trafiknatëve turq, edhe tre klandestinë të tjerë, të cilët janë nisur dy ditë më parë drejt Rinasit. Në këtë moment, duke pasur në dorë të gjitha provat e mundshme materiale, përgjimet e bisedave telefonike etj, policia ka ndërhyrë duke i arrestuar pesë trafiknatët e qenieve njerëzore. Kështu, Prokuroria e krimeve të rënda, ka rritur të provojë se pesë të arrestuarit ishin organizatorë të një linje të trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore. Sipas burimeve të policisë, dyshohet se ky grup mund të ketë trafikuar edhe më parë klandestinë nga Turqia drejt BE-së nëpërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Sllovenisë.
8 indianë u ndaluan para dy javësh, dyshoheshin si klandestinë
Tetë indianë, të dyshuar si klandestinë janë shoqëruar para dy javësh në komisariatin numër 1 të kryeqytetit. Burime pranë këtij komisariati thanë për gazetën "Metropol" se uniformat blu të këtij komisariati kanë mundur të vënë nën pranga 8 shtetas me kombësi indiane, të cilët u gjetën para një hoteli, tek "Rruga e Elbasanit", pas disa informacioneve paraprake që kishin mbërritur për trafik klandestinësh. Indianët ishin të moshave të ndryshme dhe fillimisht u kontrrolluan dokumentet që ata dispononin. Më pas të gjithë indianët u dërguan në qelitë e paraburgimit të këtij komisariati, ku u morën në pyetje rreth kohës në të cilën kishin mbërritur në Tiranë, llojit të punës që ushtronin në kryeqytet, duke qenë se ata pretendonin se ishin të punësuar dhe njohurive të gjuhës shqipe. Pas mbarimit të këtyre procedurave, kjo çështje i ka kaluar zyrës së Antitrafiqeve në Policisë e Tiranës. Në fakt burimet zyrtare të komisariatit numër 1 u shprehën për gazetën se ende nuk kishin marrë informacione rreth kësaj çështjeje e në të kundërt burimet zyrtare të Antitrafiqeve e pohojnë shoqërimin e tyre dhe shtojnë se "Indianët ishin të pajisur me dokumente të rregullta".
Shtatë klandestinë dhe trafikantët u kapën në Kavajë
Policia e Kavajës zbuloi në vendin e quajtur përroi i Agait 7 persona që do të udhëtonin drejt Italisë. Ndër ta ishte dhe një femër. Ndërsa ata u shoqëruan në komisariat, përfunduan në pranga organizatori i rrjetit, Mezin Lamaj dhe shoferi i furgonit, Maglend Velaj, që mbarti klandestinët nga Vlora në Kavajë. Po punohet për kapjen e skafistëve, të cilët janë identifikuar tashmë nga policia. U sekuestrua një automjeti tip benz me targa VL 6898 B, pronë e Mezin Lamajt, një automjet tip furgon me targa VL0614 E, pronë e Maglend Velajt dhe një pistoletë TT me numër 2802198, pa leje e Lamajt. Klandestinët u kthyen në shtëpitë e tyre
Në Kamëz u parandalua nisja në Greqi e 40 klandestinëve
Antitrafiqet në Tiranë kapën katër trafikantë dhe bllokuan 40 klandestinë në Kamëz. Në pranga kanë Kalosh Lamallari, Fillim Palushi, 26 vjeç, lindur në Kukës e banues në fshatin Tapizë, Ilir Ibraj, 18 vjeç, lindur në Pukë e banues në Tiranë dhe Shaban Sheta, 49 vjeç, banues në Krujë. Ky i fundit është shoferi i mjetit të tipit furgon me targa KR 071 A, ndërsa Lamallari, kreu i trafikantëve, është pronari i mjetit të tipit "Benz" me targa TR 7577 J. Policia, tashmë ka saktësuar edhe shifrën që secili nga klandestinët duhet të paguante për të shkuar në Greqi, e cila varion nga 200 deri në 700 euro. Klandestinët vinin nga Tropja, Shkodra, Burreli, Kukësi, Dibra dhe Bulqiza e dërgoheshin në Greqi.
Në Belgjikë u kapën 20 shqiptarë, trafikantë klandestinësh
Belgët kapën 20 trafikantë shqiptarë me 1 numër telefoni. Pas goditjes gjigande që drejtësia belge i ka dhënë trafikantëve shqiptarë të emigrantëve klandestinë në gusht të 2003, një tjetër grusht i fortë për këtë trafik është dhënë nga autoritetet belge. Nëpërmjet një operacioni të jashtëzakonshëm, të zhvilluar në lagje të ndryshme të Brukselit dhe në autostradat E40 dhe E411, policia federale e Belgjikës ka arrestuar 20 shqiptarë, shumica e të cilëve gjenden aktualisht në mandat arresti. Të gjithë shqipëtarët janë nxjerrë nga prokurori federal, Eric Van der Sypt, para gjykatësit, Patrick De Coster. Burimet e prokurorisë federale kanë thënë, se nuk është e mundur të jepen emrat e të arrestuarve.
Ibraj : “Në 2004 nuk ka pasur rast trafikimi klandestinësh”
Në një konferencë për shtyp, drejtori i përgjithshëm i policisë, Bajram Ibraj, e ka konsideruar si të suksesshëm përfundimin e operacionit "Mirazh 2004". "Gjatë aksioneve të zhvilluara për 9 ditë në kuadër të kësaj nisme morën pjesë 1146 efektiva të policisë",-theksoi Ibraj. Ai shtoi se janë zbuluar 37 raste të trafikut të njerëzve me 54 autorë të iplikuar. Nga të identifikuarait janë ndaluar 32, 17 ndiqen në gjendje të lirë ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Pas publikimit të rezultateve të arritura, ai rikonfirmoi mëse njëherë se Shqipëria nuk mund të cilësohet më si vendi tranzit për trafikun e qenieve njerëzore. Për të përligjur këtë pohim, drejtori përmendi faktin që gjatë 1 viti e gjysëm nuk ka asnjë rast të evidentuar që të vendi ynë të ketë shërbyer si tranzit krimi. Drejtuesi vlerësoi veçanërisht punën e bërë nga komisariati i policisë së portit të Durrësit për arritjet dhe përkushtimin në luftë kundër krimit ndërkufitar. Në fund të fjalës së tij, Bajram Ibraj deklaroi për të pranishmit se viti 2004 nuk shënon asnjë rast të kalimit të klandestinëve shqiptarë për në brigjet e Italisë.
Trafiku i klandestinëve në vite
për vitin 1998………………18 565 persona
për vitin 1999………………46 481 persona
për vitin 2000………………18 990 persona
për vitin 2001………………..8 546 persona
për vitin 2002………………...3 155 persona
për vitin 2003……………………58 persona
6 - muajt 2004…………………….0 persona