Murrja, e vrava Jahelezin në Londër

29/05/2005 I pandehuri pranon akuzën në sallën e gjyqit
TIRANË- Petrit Murrja është dërguar dje me vendim të gjyqtares së gatshme Antonela Prendi në burg pa afat. Prokurori Adnand Xhelili e akuzoi të pandehurin për veprën penale të vrasjes së një bashkatdhetari dy vite më parë, në Angli.
Akuza
Ndërkohë, Petrit Murrja, vetëm 25 vjeç, nuk ka kundërshtuar. E ka pranuar akuzën. Është shprehur se vrasjen e ka kryer pas një zënke banale që kishte ndodhur midis viktimës dhe tij. Hollësira të tjera i pandehuri nuk ka dhënë, ndërsa është mbrojtur nga avokati Hysen Spahia. Murrja ka pranuar se pas kryerjes së krimit, është larguar me shpejtësi nga Anglia në drejtim të vendit të lindjes. Shpresoj se do të shpëtonte nga prangat. Por policia angleze, pasi hetoi çështjen për dy vjet, arriti të identifikonte emrin e autorit. Vajza, e cila mendohet se ka qenë në momentin e vrasjes, nuk ka treguar emrin, edhe pse është gjykuar dhe dënuar me punë vullnetare. Ndalimi e më pas arrestimi i Petrit Murrjes, lindur në Dibër e banues në Paskuqan, u bë nga uniformat blu të Komisariatit numër 2, në bashkëpunim me punonjësit e Komisariatit numër 3, të urdhëruara nga Prokuroria e Tropojës.
Urdhërarresti
Ndërkohë urdhërarresti ka ardhur nga Anglia. I pandehuri u ndalua tri ditë më parë, në postbllokun pranë zonës së ish-Bllokut. Ky i fundit akuzohet se ka masakruar me një thikë ushtarake të riun Arbër Jahelezi, më 27 mars të vitit 2003, në vendin e quajtur “Cannon Hill” të qytetit të Birmingamit, kur viktima ishte i shoqëruar nga një femër bjonde me kombësi angleze. Gjatë të gjitha seancave gjyqësore që u zhvilluan në këtë qytet, prokurori Christofer Millingon hidhte dyshime se vrasësi nuk mund të ishte tjetër, veçse një shqiptar dhe shkaku do të kishte qenë një grindje banale mes tyre, duke qenë se në brendësi të ngjarjes ishte edhe 22-vjeçarja angleze, Caroline Loë---e. Kjo e fundit u dënua me 80 orë punë vullnetare dhe dy vjet pjesëmarrje në qendrat e rehabilitimit, por gjithsesi në asnjë moment ajo nuk pranoi të tregonte emrin e vrasësit.