Demollari: “Malta, një ndeshje e turpshme”
Autori i Lajmit: red.
Sulejman Demollari, trajneri i fundit shqiptar që ka drejtuar Kombëtaren (01.09.2001-17.04.2002) përpara se ajo të merrej në dorëzim nga italiani Xhuzepe Dosena, u shpreh shumë kritik ndaj përformancës zhgënjyese të përfaqësueses sonë në barazimin pa gola ndaj Maltës. Ish-kapiteni legjendar i Dinamos dhe i ekipit Kombëtar, gjatë një interviste për media televizive, pohoi se gabimi kryesor bie mbi teknikun holandez Ari Han. “Ishte me të vërtetë një ndeshje e turpshme. Sidomos pjesa e dytë. Ne gjithmonë e kemi pësuar nga këto ndeshje të quajtura të vogla. Këtu qëndron edhe roli i motivimit të trajnerit. Ana psikologjike që duhet të punojë ai, gjë që nuk u pa gjatë gjithë kohës”, - theksoi Demollari, i cili drejtoi skuadrën kombëtare në nëntë ndeshje miqësore (1 fitore, 3 barazime, 5 humbje). “Trajneri Han duhet të njohë ekipin apo të ketë informacionet e duhura për çdo kandidat për ekipin kombëtar, për gjendjen e tyre optimale apo aktuale”, - përfundoi Demollari, i cili ka drejtuar Shqipërinë së bashku me Mirel Josën. Ndërkaq kryeredaktori Bashkim Tufa thekson se përpos lavdeve dhe mburrjeve, futbolli shqiptar me lojën ne stadiumin “Ta Qali” tregoi se është ende amatoresk. “Ky barazim tregoi se jemi në një stad amator të futbollit dhe na mungon qëndrueshmëria”, - nënvizoi Tufa. Barazimi në Maltë i ngjiti kuqezinjtë në vendin e 3 me 6 pikë, por me 2 ndeshje më shumë se kryesuesit e Danimarkës.
Pesë ndeshjet e para të Ari Hanit
Holandezi Ari Han dhe gjermani Hans-Peter Brigel kanë grumbulluar në pesë ndeshjet e para një numër të barabartë pikësh: nga 6 të tilla, respektivisht në eliminatoret e Botërorit 2010 (Hani) dhe kualifikueset e Botërorit 2006 (Brigeli). Në pesë ndeshjet e para eliminatore të Kampionatit Evropian 2008, trajneri kroat i Shqipërisë, Oto Bariç, ka grumbulluar vetëm 3 pikë, pavarësisht se ecuria e mëpasshme e tij ishte deri diku e kënaqshme. Si Hani ashtu dhe Brigeli kanë grumbulluar gjashtë pikë nga 15 të mundshmet (40 për qind të pikëve), ndërkohë që Bariç me 3 pikë nga 15 të mundshmet këtë tregues e ka vetëm 20 për qind të pikëve. Barazimi me Maltën e hidhëroi shumë tifozerinë futbolldashëse kuqezi, kudo ku ka gjak shqiptari. Akuzat ndaj trajnerit Han e lojtarëve të përdorur prej tij kundër ishullorëve modestë janë në kulmin e tyre.
Përballjet e mëdha
Duke i parë statistikat e përballjeve, por dhe kundërshtarët me të cilët jemi përballur në pesë ndeshjet e para, spikasin fitorja nën drejtimin e Brigelit e Shqipërisë me Greqinë (2-1, në Tiranë. Greqia ishte atëherë kampione në fuqi e Evropës, 2004) dhe dy barazimet e mëdha të Hanit me Suedinë (0-0, në Tiranë. Arritja më e madhe e Suedisë, nënkampione e botës në vitin 1958) e Portugalinë (0-0, në Braga. Arritja më e madhe e Portugalisë, nënkampione e Evropës, 2004). Bariç në përballjen e madhe me Holandën, 2-herë nënkampione e botës (1974, 1978, humbi 2-1. Ndeshja e madhe e Bariçit është barazimi 0-0 i Shqipërisë me Bullgarinë në Sofje, që solli më pas dhe shkarkimin e trajnerit bullgar Hristo Stojçkov.
Pikët
Holandezi Ari Han dhe gjermani Hans-Peter Brigel kanë grumbulluar në pesë ndeshjet e para një numër të barabartë pikësh: nga 6 të tilla, respektivisht në eliminatoret e Botërorit 2010 (Hani) dhe kualifikueset e Botërorit 2006 (Brigeli). Në pesë ndeshjet e para eliminatore të Kampionatit Evropian 2008, trajneri kroat i Shqipërisë, Oto Bariç, ka grumbulluar vetëm 3 pikë, pavarësisht se ecuria e mëpasshme e tij ishte deri diku e kënaqshme. Si Hani ashtu dhe Brigeli kanë grumbulluar gjashtë pikë nga 15 të mundshmet (40 për qind të pikëve), ndërkohë që Bariç me 3 pikë nga 15 të mundshmet këtë tregues e ka vetëm 20 për qind të pikëve.
Humbjet
Han në pesë ndeshjet e para i ka “mundur” dy paraardhësit e tij në treguesin specifik të humbjeve. Han ka humbur 1 ndeshje; Bariç, 2 ndeshje dhe Brigel, 3 ndeshje.
Golat e shënuar
Për sa i përket numrit të golave të shënuar në pesë ndeshjet e para, të tre formacionet e tyre kanë shënuar secili nga 3 gola.
Golat e pësuar
Shqipëria e Hanit nuk pësoi gol në katër ndeshje, ndërkohë që ajo e Bariçit e mbajti të pastër portën në vetëm dy ndeshje. Kombëtarja e Brigelit pësoi gol në katër nga pesë ndeshjet e zhvilluara (vetëm Kazakistani nuk i shënoi gol Shqipërisë në fitoren 1-0 të kuqezinjve në transfertë). Mbrojtjen më të dobët nga përfaqësueset e ka pasur ajo e Brigelit: 7 gola të pësuar në pesë ndeshje. Ajo e Bariçit ka pësuar 6 gola, ndërsa e Hanit, vetëm 2 gola.
Golavarazhi
Han ka tregues pozitiv edhe golaverazhin në pesë ndeshjet e para. Për herë të parë pas katër ndeshjesh kemi një golaverazh pozitiv: +1, vetëm 2 gola të pësuar nga Hungaria, kundrejt tre golave të shënuar nga Shqipëria (të tre kundër Maltës). Pra, kemi pësuar dy gola në 450 minuta, ose më thjesht mesatarisht një gol në 225 minuta, kur kemi pasur përballë golashënuesin më të mirë të Ligës së Kampioneve të sezonit të kaluar dhe të Premier Ligës angleze, portugezin Kristiano Ronaldo, dhe lojtarin më të paguar në botë, suedezin e Interit, Zlatan Ibrahimoviç. Bariç golaverazhin e ka 3-6 (-3), Brigeli e ka 3-7 (-4).
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009