Maradona: “Bëmë që francezët të dukeshin qesharakë”
Autori i Lajmit: red.
Legjenda argjentinase dhe trajneri aktual i përfaqësueses së Argjentinës, Diego Maradona, beson se skuadra e tij ka luajtur aq mirë në fitoren e së mërkurës mbrëma kundër Francës në Velodrome, saqë i kanë bërë francezët të duken si të marrë në fushë.
“E dinim se duhej të luanim futboll të nivelit të lartë dhe këtë e arritëm. Madje, për një kohë i bëmë francezët të dukeshin qesharakë në fushë. Mendoj se e kontrolluam Francën më mirë në pjesën e dytë. Ata varen shumë nga Riberi, dhe ne u munduam ta neutralizojmë atë gjatë gjithë kohës. Të gjithë lojtarët e mi luajtën mirë, gjithçka ishte pozitive. Skuadra e kuptoi se ne duhej ta kontrollonim topin duke ditur se kundërshtari është i rrezikshëm”, - ka thënë Maradona.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009