E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia arreston shoferin pas një ore

Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi ka ndodhur të enjten rreth orës 22:30 në aksin rrugor nacional Pukë-Shkodër, në vendin e quajtur Qafë-Laç. I dëmtuar nga ky aksident ka qenë shtetasi Kolë Brunga, 70 vjeç, i cili në momentin e përplasjes ka qenë duke lëvizur me biçikletë. Ndërkohë, personi që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, në përpjekje për t‘i shpëtuar policisë. Por vetëm pas rreth një ore policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të kësaj ngjarjeje, që është shtetasi Meklovan Kola, 21 vjeç, banues në fshatin Narac të Shkodrës. Në të njëjtën kohë policia ka sekuestruar dhe automjetin e tij tip "Audi", me targë SH4781C, në cilësinë e provës materiale. Ndaj 21-vjeçarit policia ka ngritur dy akuza, atë të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen dhe largim nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, mësohet se pas dërgimit në spitalin rajonal të Shkodrës, 70-vjeçari i aksidentuar ka kaluar rrezikun për jetën.

a.h.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›