E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë është ruleta ruse

Ruleta ruse (Rusisht: Русская рулетка, Russkaja ruletka) është një lojë e rrezikshme fati, në të cilën pjesëmarrësit vendosin një plumb të vetëm në një pistoletë me mulli, rrotullojnë mullirin, vendosin tytën në tëmth dhe tërheqin këmbëzën. Quhet "ruse", sepse mendohet se Rusia është vendi i origjinës së lojës dhe "ruletë" për shkak të ngjashmërisë me lojën, fati i së cilës përcaktohet nga rrotullimi.
Forma e lojës mund të ndryshojë në bazë të rrethanave, motiveve dhe personave që luajnë, por zakonisht një plumb i vetëm vendoset në një pistoletë gjashtëshe me mulli, duke përcaktuar në raportin 1 me 6 (përafërsisht 16.67%) shansin që plumbi të shkrepet.
Ka shumë legjenda për shpikjen e ruletës ruse. Shumica e tyre vendosen në Rusi ose gjetkë, por me personazhe ushtarët rusë. Sipas një versioni, të burgosurit rusë të shekullit XIX detyroheshin ta luanin këtë lojë nga gardianët që vendosnin baste. Sipas një versioni tjetër, oficerë të dëshpëruar të ushtrisë ruse e luanin këtë lojë pasi vendosnin të vetëvriteshin.
Loja e rrezikshme u bë shqetësuese në SHBA në fund të viteve ‘70 të shekullit të shkuar, kur shumë adoleshentë vdiqën pas shfaqjes së filmit "Gjahtari i drerëve" ("The Deer Hunter"), që u konsiderua nga policia dhe media si nxitëse e vetëvrasjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›