Policia arreston shpërndarës të tjerë hashashi
26/06/2009 Të tjera arrestime në kuadër të operacioni “Kursanti”, ku u kap studenti i policisë
Lëndët narkotike shpërndaheshin në zonën e Kinostudios dhe Kombinatit në Tiranë
TIRANË- Edhe 3 persona të tjerë u arrestuan dje në vazhdimësi të operacionit policor të koduar “Kursanti”. Policia e Tiranës njofton se specialistët e seksionit të Luftës Kundër Drogës, pranë policisë së Tiranës, arritën të arrestojnë në flagrancë edhe tre shtetas të tjerë, si bashkëpunëtor të veprës penale të “Prodhimit dhe shitje së narkotikëve”. Falë një pune, njëmujore të mbajtur nën vëzhgim, u mundësua goditja e një baze problematike të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Kinostudios dhe Kombinatit në Tiranë, duke arrestuar në flagrancë shtetasit Julian Plaka, Ardit Hoxha, Shkëlzen Kërcuku. Ndërkohë, po dje në vijimësi të këtij operacioni u mundësua edhe kapja e tre shtetasve të tjerë, të cilët janë Marius Metaj, 21 vjeç, lindur dhe banues në Fier, i dënuar më parë për “kalim të paligjshëm të kufirit”, Kujtim Ramaj, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe Lisandër Plaka, 22 vjeç, lindur dhe banues në Fier. Arrestimi i tyre i këtyre gjashtë shtetasve u krye sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërndarë lëndë narkotike në zonat të ndryshme në kryeqytet. Shtetasit Marius Metaj dhe Kujtim Ramaj u kapën në flagrancë në kryqëzimin e rrugës “Mine Peza” në Tiranë, ndërsa shtetasi Lisandër Plaka u kap në flagrancë në qendër të Alliasit, në tentativë për t’ju fshehur shërbimeve të policisë. U kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet i markës “Audi” A6, me targë BZ 750 MK si dhe 5 telefona celularë. Aktualisht vazhdon puna hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për të hetuar më tej mbi persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari apo asete të përfituara. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Duke pas lidhje shoqërore midis tyre, dy shtetasit nga qyteti i Fierit Julian Plaka dhe Ardit Hoxha, kishin planifikuar që të transportonin nga një sasi lënde narkotike në kryeqytet, pasi pikërisht në këtë vend kërkesa për drogë ishte më e madhe. Informacionet për këtë gjë, siguroheshin nga studenti i infermierisë 21-vjeçari Hoxha si dhe nga kursanti i policisë Shkëlzen Kërçuku. Nga hetimet e kryera për këtë rrjet kriminal është provuar se këta persona gjatë muajit të kaluar kanë transportuar hashash nga Fieri edhe disa herë.