Policia bashkiake gjoba per zaptimin e vendparkimeve
Policia Bashkiake e Tiranes ne bashkepunim me Drejtorine e Tatimeve te Tiranes nisi dje aksionet per pastrimin e territorit te kryeqytetit nga zaptimi i paligjshem i vendparkimeve.
Aksioni do te zgjase tri dite dhe te gjithe hapesirat qe mbahen te bllokuara nga subjektet ne menyre te paligjshme do te lirohen. Aksioni eshte shtrire njekohesisht ne te gjitha rruget e Tiranes. Inspektoret ne terren kane vene re se hapesirat mbahen te bllokuara ne menyre te paligjshme pasi subjektet nuk paguajne taksa ne bashki per vendparkimet qe zene. Aksioni do te vazhdoje per tri dite me radhe deri ne clirimin e ketyre hapesirave ose ne shfrytezimin e tyre konform ligjeve ne fuqi.