E Diel, 1 Nëntor 2026

CRCA: Fëmijët në shkolla, por të ulet varfëria

07/04/2005  “Eduko për t’i dhënë fund varfërisë”, është motoja e këtij viti për të kthyer fëmijët në shkollë. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri–CRCA prej katër vjetësh është organizatore dhe zbatuese e Fushatës Globale “Edukim për të Gjithë” në Shqipëri. Këtë vit Fushata Globale do të zhvillohet nën moton “Eduko për t’i dhënë fund varfërisë” dhe në fokus të saj është kthimi i fëmijëve në shkollë. Së shpejti do të organizohet një takim koordinues e të gjithë partnerëve të interesuar. Gjatë këtij takimi do të diskutohet rreth organizimit dhe koordinimit të aktiviteteve të Javës së Veprimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›