Çdo seancë e proceseve gjyqësore do të raportohet në Ministrinë e Drejtësisë
Autori i Lajmit: Red.
Ministri i Drejtësisë u jep ultimatum togave të zeza të raportojnë çdo detaj të seancave gjyqësore pranë dikasterit të Drejtësisë. Kjo ka sjellë një debat të ashpër mes ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës. Urdhri i ministrit tri ditë më parë në një takim të zhvilluar me sekretaret e këtij organi ku u ka kërkuar atyre një raport të hollësishëm ditor për zhvillimin e seancave gjyqësore në këtë organ. Një tjetër kërkesë e ministrit, që ka hasur reagim të ashpër nga togat e zeza, është dhe kërkesa e Alibeajt se vendimet duhet të zbardhen nga vetë gjyqtarët dhe jo nga sekretaret. Debatet janë bërë të ditura nga burime pranë gjykatës.
Përplasja
Togat e zeza kanë kundërshtuar dy “ultimatumet” e ministrit të Drejtësisë. Burimet nga Gjykata e Tiranës bëjnë të ditur se gjyqtarët kanë kundërshtuar urdhrin për zbardhjen e vendimeve gjyqësore nga vetë ata dhe jo nga sekretaret. Gjyqtarët pretendojnë se në praktikë kjo është e vështirë dhe se pengon punën e tyre. Gjatë bashkëbisedimit me gjyqtarët, Ministria i ka qëndruar idesë së tij dhe i ka akuzuar gjyqtarët si të korruptuar dhe të pabesueshëm për popullin. Akuza e drejtpërdrejtë i ka acaruar së tepërmi togat e zeza, duke i kërkuar ministrit të Drejtësisë që të flasë me emra konkretë. Alibeaj u është drejtuar gjyqtarëve me tone tejet agresive, ku ka cituar se "Ju po bëni popullin të marrë armët kundër jush". Ndërsa nga ana tjetër gjyqtarët pretendojnë se ministri nuk duhet të cënojë pavarësinë e gjyqësorit. Burimet pohojnë se togat e zeza i kanë kërkuar ministrit të kërkojë falje publike për fjalinë e thënë se "e gjithë trupa e gjyqësore është e korruptuar".
Kërkesat
Pasi janë përballur me akuzat e ministrit të Drejtësisë, gjyqtarët i kanë kërkuar këtij të fundit të përmendë emrat se kush është i korruptuar. Si kundërpërgjigje kreu i Drejtësisë u ka pohuar gjyqtarëve se do të nisin hetime në lidhje me shkelje të konstatuara. Në fillim të kësaj jave, ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar një takim me sekretaret e Gjykatës së Tiranës. Burime nga gjyqësori bëjnë të ditur se në këtë mbledhje ministri ka urdhëruar sekretaret të mbajnë raporte të plota për të gjitha veprimet që kryejnë gjyqtarët, duke filluar nga ora e caktuar për seancat gjyqësore, orën reale të fillimit të gjykimit, sa zgjat gjyqi, kërkesat e palëve, ora e mbarimit të seancës dhe në fund arsyet e shtyrjes dhe koha kur do të jetë seanca tjetër. Çështja, së cilës i ka kushtuar më shumë rëndësi ministri, ka qenë zbardhja e vendimeve, të cilat tashmë pretendon t ua faturojë gjyqtarëve.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2008