Policia çon në ndjekje penale 6 të mitur
TIRANË- Policia e Tiranës çon për ndjekje penale gjashtë të mitur të cilët akuzohen për vjedhje. Ata janë kthyer tashmë në një shqetësim për policinë e kryeqytetit e cila pas hetimeve të kryera për shumë vjedhje të denoncuara, ka dalë në përfundim se autorë janëpersonat e mitur. Mosha e mitur i favorizon ata të qëndrojnë pak orë në qeli dhe më pas të lihen të lirë, “gati” për të kryer vjedhje të tjera. Mungesa e një shkolle riedukimi ka lënë “rrugëve” disa të mitur të cilët njihen jo pak nga inspektorët e policisë së Tiranës. njëri prej tyre i cilësuar si më i rrezikshëm është 10-vjeçari M.C, i cili është kapur dy ditë më parë pasi akuzohet se ka kryer vjedhjen e një banesë në Golem të Kavajës, por pasi u mor në pyetje ai është lënë sërish i lirë. Në këtë vjedhje M.C, ka bashkëpunuar me një 15-vjeçar me iniciale A.F, i cili aktualisht ndodhet i arrestuar nga komisariati i policisë së Sarandës për kryerjen e disa vjedhjeve të tjera në këtë qytet. Ndërkohë që po dy ditë më parë efektivat e komisariatit nr.2, në Tiranë ndaluan të miturinE.H, 16-vjeç, pasi ndaj tij, prokuroria ka lëshuar urdhrin e ndalimit sepse dyshohet se është autor i vjedhjes së shtatë kompjuterëve dhe dy kamerave , të cilat dyshohet se i ka vjedhur në një qendër interneti më datë 10 gusht të këtij viti. Ndërsa dy ditë më parë tre të mitur të tjerë u kapën pasi akuzohen për vjedhjen e një banese. Kanë qene specialistët e seksionit kundër vjedhjeve të tjera pranë policisë së Tiranës të cilët në bashkëpunim me komisariatin e policisë nr.1 Tiranë mundësuan kapjen e tre të miturve, K.Xh, 14-vjeç, M.M, 15-vjeç, dhe G.L, 15-vjeç. Burimet zyrtare nga policia thanë se ndalimi i tyre u krye sepse rreth orës 21.00 të së mërkurës, në rrugën “Todi Shkurti”, në Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhurbanesën e një shtetasi.