Policia e Elbasanit, arrestohet zjarrëvënësi i tregut të romëve
Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në Elbasan, ku tregu i romëve është shkrumbuar nga flakët, polica e Elbasanit ka prangosur të dyshuarin si autor i zjarrevenies se qellimshme te ketij tregu, shtetasin Veli Berdhia 44 vjec nga Elbasani.
Zedhenesja e policise së qarkut të Elbasanit, Valbona Begu, ka njoftuar edhe nje sere arrestimesh te realizuara nga kjo drejtori gjate 24 oreve te fundit per vepra te ndryshme penale, perfshire edhe disa raste te zjarrevenieve në pyjet e këtij qarku.
Një ditë më parë tregu i komunitetit rom në lagjen “5 maji” u përfshi nga flakët duke shkrumbuar të gjithë bazen materiale te tregetareve qe ushtronin aktivitetin e tyre në këtë treg. E ndërsa polica ka arrestuar autorin, tregtarët i kërkojnë shtetit dëmshëpërblim, sepse gjithcka që kishin i është djegur në atë treg.