Sherr për një pus uji, policia e Tiranës procedim për 5 shtetas
Të premten në rrugën "Hamdi Pepa", pranë depos së ujit Selite ka pasur një konflikt, ku për pasojë janë rrahur dhe kanosur shtetasit: Kujtim dhe Skender Koci (Naim), banues në rrugën "Hamdi Pepa", pranë depos se ujit Tiranë me palën tjetër Lorenc dhe Ramazan Çoku banues pranë depos së ujit,Tiranë dhe Astrit Bicerri, banues në Selitë Tiranë .
Lidhur me këtë rast policia e Tiranës ka filluar procedimi penal, këta persona janë konfliktuar për shkak të ujit të një pusi të përbashket dhe për këtë fakt ata do të procedohen në gjendje të lirë, për konsumim të veprave penale të “Kanosjes”dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.