E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kosovës: 60 aksidente gjatë 24 orëve të fundit

Shtimi i aksidenteve vjen pas reshjeve të borës dhe rikthimit të ngricave. “Janë shënuar 20 aksidente me lëndime, ndërkohë që janë shënuar 40 aksidente vetëm me dëme materiale. Edhe pse mëngjesi i sotëm ka gdhirë me reshje, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident me vdekje”, deklaroi zëdhënësja Sabrie Kamberi.Pavarësisht reshjeve të dëborës dhe ngricave, policia bën të ditur se të gjitha rrugët rajonale janë të kalueshme për qarkullimin e automjeteve, duke përfshirë edhe pikat kufitare.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›