E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shkodrës asgjëson 3650 rrënjë Cannabis sativa



Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka kurorëzuar dje me sukses planin e saj operacional për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike në territorin e qarkut të Shkodrës. Si rezultat i punës së mirorganizuar të efektivave e policisë, gjatë operacioneve të zhvilluara dje u asgjësuan 3650 rrënjë bimë Canabis sativa. Zëdhënësja e Policisë së qarkut Shkodër, Fatbardha Çelepia, tha se zbulimi i këtyre bimëve u bë i mundur në disa zona të qarkut të Shkodrës, siç janë ato të komunave Temal, Shkrel e Postribë të rretheve Shkodër dhe Malësi e Madhe. Policia ka kryer të gjitha veprimet e duhura procedurale dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kanë kultivuar këto bimë narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale pa autor të “kultivimit të bimëve narkotike”.

22 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›