E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit shpall 75 vende pune të lira



Laureta Rryçi

Policia e Shtetit shpall 75 vende pune në strukturat mbështetëse. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm vendet punës sipas qarqeve dhe funksioneve që kërkohen si dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët. Sipas burimeve nga policia vendet bosh janë në disa drejtori të qarqeve të vendit. Bashkë me procedurën që ndiqet në të tilla raste është bërë publike edhe pagesa që do të marrë personi që do të përzgjidhet mes kandidatësh. Në kriteret e përcaktuara nga drejtuesit e policisë, është vënë eksperienca dhe referencat që do të kenë kandidatët nga punëdhënësit e mëpërparshëm. Në varësi të vendit të lirë që është krijuar janë përcaktuar më pas dhe kriteret e tjera që kanë të bëjnë me arsimin apo dokumentet që duhet të dorëzojnë secili kandidat. Konkurrimi do të bëhet për secilin në dy faza: me shkrim dhe me gojë.

Shpallen 75 funksione të lira në strukturat e shërbimeve mbështetëse të Policisë së Shtetit
Bazuar në Ligjin Nr.9749, datë 04. 06. 2007, “Për Policinë e Shtetit”, Rregulloren e Personelit të Policisë së Shtetit miratuar me vendim Nr. 804, datë 21.11.2007 të Këshillit të Ministrave, si dhe në akte të tjera normative Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit shpall 75 funksione të lira për konkurrim në strukturat e shërbimeve mbështetëse të Policisë së Shtetit, si më poshtë:
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit:
Dy funksione organike, Teknik i mesëm i specialiteteve, në Njësinë e Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes, në DPP.
Informacion për konkurrimin
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, date 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil".
Kërkesa të veçanta për kandidatin
1. Arsimi i mesëm elektrike
2. Eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet
3. Njohuri të një gjuhe të huaj
4. Të ketë njohuri në programet kryesore të kompjuterit
5. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë bashkëpunues në punën në grup.
Paga e pozicionit është Klasa VI ( 23500 + 2% për çdo vit vjetërsi)
Kandidati duhet të paraqesë, pranë Drejtorisë së Personelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, këto dokumente:
kërkesë për aplikim shoqëruar me CV,
fotokopje të noterizuar të diplomës apo shkollës së mesme shoqëruar me listën e notave,
certifikatë personale me fotografi,
certifikatë familjare,
raport mjeko-ligjor, kopje të noterizuara të dëshmive e certifikatave për kualifikimet e bëra,
referenca nga punëdhënës të mëparshëm, nëse ka,
numër telefoni për tu kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
(Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s’kualifikim të kandidatit).
Konkurrimi është i hapur për të gjithë shtetasit që plotësojnë kriteret e përcaktuara me lart dhe do të zhvillohet sipas procedurave standarde të përcaktuara në Rregulloren e Personelit të Policisë së Shtetit, miratuar me VKM Nr. 804, datë 21.11.2007.
Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për :
Ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”,
Ligjin Nr.9479 datë 04.06.2007 “Për Policinë e Shtetit".
Në Drejtoritë e Policisë në Qarqe:
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat:
•Një funksion organik, Punonjës mirëmbajtës, sanitar, pastrues, në Sektorin Ekonomik. Informacion për konkurrimin
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil".
•Një funksion organik Ndihmës specialist, protokollist, arkivist, në Seksionin e Administrimit të Dokumenteve dhe Përfaqësimit Ligjor.
Kërkesa të veçanta për kandidatin
Arsimi i mesëm
Të ketë aftësi të mira komunikuese
Paga është Klasa IV ( 21100 + 2% për çdo vit vjetërsi)
Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 20.08.2009 pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, këto dokumente:
kërkesë për aplikim shoqëruar me CV,
fotokopje të noterizuar të diplomës
certifikatë personale me fotografi,
certifikatë familjare,
raport mjeko-ligjor,
referenca nga punëdhënës të mëparshëm, nëse ka,
numër telefoni për tu kontaktuar, si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për:
Ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003, “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës:
•Një funksion organik, Përgjegjës ofiçine e transporti, xhenerik, në Sektorin Ekonomik. Informacion për konkurrimin
•Një funksion organik, Kuzhinier, sanitar, pastrues, në Seksionin e shërbimeve administrative, në Komisariatin e Policisë Durrës. Informacion për konkurrimin
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil".
Kërkesa të veçanta për kandidatin
Arsimi i mesëm profesional Kuzhine.
Të jetë i pajisur me diplomë/dëshmi të përfundimit të kursit për Kuzhinier
Të ketë aftësi të mira komunikuese.
Paga është Klasa VI ( 23000 + 2% për çdo vit vjetërsi)
Paraqitja e dokumenteve:
kërkesë për aplikim shoqëruar me CV,
fotokopje të noterizuar të diplomës apo shkollës së mesme shoqëruar me listën e notave,
certifikatë personale me fotografi,
certifikatë familjare,
raport mjeko-ligjor, kopje të noterizuara të dëshmive e certifikatave për kualifikimet e bëra,
referenca nga punëdhënës të mëparshëm, nëse ka,
numër telefoni për tu kontaktuar, si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për:
•Ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”.
•Një funksion organik, Punonjës mirëmbajtës, sanitar, pastrues në Seksionin e shërbimeve administrative, në Komisariatin e Policisë Krujë.
Informacion për konkurrimin
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil".
Kërkesa të veçanta për kandidatin
Arsimi i mesëm
Të jetë i pajisur me diplomë
Të ketë aftësi të mira komunikuese
Paga është Klasa IV ( 21100 + 2% për çdo vit vjetërsi)
Paraqitja e dokumenteve:
kërkesë për aplikim shoqëruar me CV,
fotokopje të noterizuar të diplomës apo shkollës së mesme shoqëruar me listën e notave,
certifikatë personale me fotografi,
certifikatë familjare,
raport mjeko-ligjor, kopje të noterizuara të dëshmive e certifikatave për kualifikimet e bëra,
referenca nga punëdhënës të mëparshëm, nëse ka,
numër telefoni për tu kontaktuar, si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për :
•Ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarku Korçë:
•Një funksion organik, Ndihmës specialist, kujdestar, magazinier, në Sektorin Ekonomik. Informacion për konkurrimin
•Një funksion organik Ndihmës specialist, protokollist, arkivist, në Seksionin e Administrimit të Dokumenteve dhe Përfaqësimit Ligjor. Informacion për konkurrimin
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër:
•Një funksion organik, Përgjegjës ofiçine e transporti, xhenerik, në Sektorin Ekonomik. Informacion për konkurrimin
•Një funksion organik Specialist, protokollist, arkivist dhe arkëtar në Seksionin e shërbimeve administrative, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe. Informacion për konkurrimin
Në Drejtoritë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit
Në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracioni Dibër:
•Një funksion organik, Sekretar, protokollist, arkivist, magazinier, në Sektorin e Shërbimeve Operacionale. Informacion për konkurrimin
Në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Kukës:
•Një funksion organik, Sekretar, protokollist, arkivist, magazinier, në Sektorin e Administratës. Informacion për konkurrimin
Në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Vlorë:
•Një funksion organik, Sekretar, protokollist, arkivist, magazinier, në Sektorin e Administratës. Informacion për konkurrimin
Në Repartet Autonome
Në Repartin 752 FNSH Fier:
•Dy funksione organik, Ndihmës specialist, kujdestar, magazinier, në Seksionin Ekonomik. Informacion për konkurrimin
•Një funksion organik, Përgjegjës ofiçine e transporti, xhenerik, në Seksionin Ekonomik. Informacion për konkurrimin
•Një funksion organik, Kryekuzhinier, në Seksionin Ekonomik. Informacion për konkurrimin
•Një funksion organik, Kuzhinier, në Seksionin Ekonomik. Informacion për konkurrimin
•Një funksion organik, Ndihmëskuzhinier, pjatalarës, në Seksionin Ekonomik. Informacion për konkurrimin
•Një funksion organik Rrobaqepës, pastrues në Seksionin Ekonomik. Informacion për konkurrimin
•Një funksion organik Punonjës mirëmbajtje, në Seksionin Ekonomik. Informacion për konkurrimin
Në Q F M Teknike:
•Një funksion organik, Shef Seksioni ai dhe Specialist, në Seksionin e Shpërndarjes dhe Shërbimeve. Informacion për konkurrimin
•Një funksion organik, Magazinier kazermimi, në Seksionin e Buxhet Financës. Informacion për konkurrimin
•Një funksion organik, Kujdestar, magazinier, në Seksionin për Depot Rrushbull. Informacion për konkurrimin
•Një funksion organik, Kujdestar Magazinier & Inspektor MKZ, në Seksionin e Buxhet Financës. Informacion për konkurrimin
•Një funksion organik, Magazinier i kategorisë II dhe Ushqimit, në Seksionin e Buxhet Financës. Informacion për konkurrimin
•Një funksion organik, Kolaudator, Seksioni i Mbikëqyrjes, Realizimit të Kontratave dhe Donacioneve. Informacion për konkurrimin
•Një funksion organik Shofer autoboti në Seksionin e Shpërndarjes dhe Shërbimeve. Informacion për konkurrimin
•Një funksion organik Shofer për shërbimet, në Seksionin e Shpërndarjes dhe Shërbimeve. Informacion për konkurrimin
•Një funksion organik Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme, në Seksionin e Shpërndarjes dhe Shërbimeve. Informacion për konkurrimin
Vazhdon aplikimi për konkurrim për vendet e mëposhtme
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit:
Një funksion organik, Punonjës Mirëmbajtje e shërbimi në Njësinë e Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat
Një funksion organik, Specialist Veshmbathje e Prokurimi, Sektori Ekonomik, Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat.
Një funksion organik, Specialist për Telekomunikacionin, elektronikën, informatikën ai dhe Shifrant, Sektori i Teknologjisë së Informacionit, Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat.
Një funksion organik, Specialist në Shërbimet Administrative, ai dhe protokollist/arkivist/operator dhe arkëtar, në Komisariatin e Policisë Skrapar, Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier
Një funksion organik, Specialist për Telekomunikacionin, elektronikën, informatikën, ai dhe Shifrant, Sektori i Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër
Një funksion organik, Specialist mjek, Sektori i Personelit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës
Një funksion organik, Specialist Armatimi, Sektori Ekonomik, Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë
Një funksion organik, Specialist Psikolog, Seksioni i Administrimit të Dokumenteve dhe Përfaqësimit Ligjor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë.
Një funksion organik, Specialist Jurist, Seksioni i Administrimit të Dokumenteve dhe Përfaqësimit Ligjor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë
Një funksion organik, Specialist Telekomunikacioni, Sektori i Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.

12 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›