E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau kushëririn për xhelozi, gruaja tregon ditën e tmerrshme



Montevarchi - Ishte 25 shtator kur Krenar Çobo vrau për motive xhelozie një kushëririn e tij, Maringlen Balla. Sipas forcave të rendit, mund të jetë një vrasje pasionale. Ndërkohë që mediat nuk kanë hezituar të flasin për një lidhje të fshehtë midis gruas së Çobos dhe kushëririt të tij që u vra me thika. Më poshtë një intervistë me gruan, që tregon historinë në ditën e vrasjes dhe versionin e saj për ngjarjen.

Nijada rri e palëvizur në shtrat. Ka kraharorin me fraktura, dhe zemrën të bërë copë, ndërsa në fytyrën e bukur i rrjedhin lot. I biri, i cili bën 3 vjeç në janar, shkon sa andej-këndej nëpër dhomë, ndërsa motra e tij 4 vjeçe është mbledhur dhe po shtrëngon shumë fort të ëmën. Këta sy të vegjël kanë parë horror. Kanë parë babain Krenar, dy javë më parë, që të bëhej kriminel. Po, ishte babai që kishte prerë me thikë trupin e kushëririt derisa e ka bërë copë-copë. Kishte shumë ulërima, shumë gjak atë ditë në rrugën “Piave”. Ndërsa sot, Nijada kërkon që të bërtasë të vërtetën e saj.

Zonjë si je?

“Nuk mund të lëviz. 40 ditë nuk mjaftojnë për t’u shëruar. Në gazeta ju thoshit që unë nuk isha vrarë aspak nga hedhja nga ballkoni, atë ditë të mallkuar. Nuk është kështu. Por plagët që kam përbrenda janë dhe më të dhimbshme. Më ka lënduar në nder, janë thënë gjëra false mbi mua. Kanë hedhur baltë mbi emrin tim. Tani dua të them se jam e pastër. Dua të them që i kam qëndruar besnike gjithmonë burrit tim dhe e kam dashur.

Burri i saj, Krenar, që është në burg për vrasje me dashje, ishte i bindur që kushëriri i tij, Maringlen Balla 23 vjeç, kishte një histori me të.

Është diçka absurde, nuk kam menduar asnjëherë që të tradhtoj burrin tim, aq më tepër me Maringlenin e shkretë, që as nuk e njihja, ai kishte një ditë që kishte ardhur tek ne. Aty vdiq. I shkreti, nuk reagoi, nuk mori frymë, e vranë si të ishte një qen.

ǒraport kishit ju me burrin tuaj?

Si grua e kam respektuar gjithmonë Krenarin. Kur u njohëm, unë isha 17 vjeç. Ai ishte 32 vjeç, më jepte e siguri. Krenari ka qenë gjithmonë xheloz për mua. Pa motiv. Mbase për diferencën e moshës, mbase prej problemeve që kishte në punë, borxheve, kohët e fundit ai e ekzagjeronte. Ishte në një gjendje depresive. Obsesioni. Më thoshte se ishte i ndjeshëm. “Jam i ndjeshëm”, - më thoshte, “E di si do të shkojë gjithçka”. “Ju gratë jeni të gjitha njëlloj”. Nëse unë rregullohesha para se të dilja, atij kjo gjë nuk i pëlqente. Nëse unë dëshiroja që të shkoja dhe të punoja, ai kundërshtonte. “Jo, - thoshte, - e di si janë italianët, do të të shikojnë”. Por e përsëris. Nuk e kam tradhtuar kurrë.

Ju a e njihnit mirë Maringlenin, viktimën?

E pashë për herë të parë në shtator. Burri im e solli në Montevarchi, për ta ndihmuar në punë. Ai rrinte në Trento, ku studionte sociologji. Një djalosh i mirë, shumë i ndrojtur. Pesë ditë ndenji, më pas iku.

A kishte simpati midis jush?

Një marrëdhënie sipërfaqësore, e largët. Ishte një mik tek ne. Në kokën time, asnjëherë nuk kaloi asnjë ide e çuditshme. Gjithçka ishte diskrete. Kur ne shkonim e uleshim në tavolinë, unë kërkoja leje që të ulesha me ta.

Më 24 shtator u rikthye?

Erdhi nga Trento në mëngjes. Direkt në kantierin e Incisas, aty ku burri im e priste. Në mbrëmje erdhën në shtëpi.

Çfarë ndodhi?

Më parë bëri dushin Marigleni. Më pas Krenari. Unë rrija me fëmijët dhe me Maringlenin shkëmbeva vetëm disa fraza. E pyeta nëse me të vërtetë librat kushtonin shumë, pasi ëndrra ime ishte që të rifilloja të studioja.

Më pas?

Më pas burri im ndryshoi pamje. Ishte nervoz. Nuk ishte si normalisht. Pinte duhan në vazhdimësi. Filloi të më akuzonte se e tradhtoja, jo vetëm me një, por me shumë persona. Fjalë të rënda, gjeste të këqija. Unë i thosha që të qetësohej, se thoshte gjëra absurde, dhe se nëse ndihej keq, duhej të shkonte e të mjekohej. Më pas akuzoi edhe kushëririn e tij dhe nxori thikën, dhe në mënyrë kërcënuese thoshte: “Ju kam regjistruar”.

Prova e famshme e telefonit e fshehur nën jastëk...

Po çfarë prove! Midis meje dhe atij të riu nuk ka pasur asgjë të keqe, në ato pak minuta që po rrinim bashkë. Krenari nga ana tjetër, ishte tepër i nervozuar dhe na vendosi të dyve përballë njëri-tjetrit. Maringleni dridhej dhe Krenari i kalonte thikën poshtë fytit. Më pas na urdhëroi që të zhvisheshim dhe na tha: “Tani bëjeni para meje. E di që e keni bërë”.

Dhe ju çfarë bëtë?

Kundërshtova, edhe i thashë: “Preferoj që ti të më vrasësh. Nuk zhvishem dhe nuk do rri këtu të shikoj të tjerët që zhvishen”. Një natë dramatike. Por më e keqja vinte më vonë.

Na tregoni?

Arrita që ta qetësoja. Krenari u duk sikur i kishte ardhur keq për atë që kishte bërë, sikur ta pranonte që e kishte ekzagjeruar. Më tha se e kishte bërë për xhelozi. Në mëngjes, ai dhe kushëriri shkuan në punë së bashku. Krenari më telefonoi një mijë herë. Unë i shpreha gjithë zhgënjimin tim. Më vinte turp, për gjithë atë që kishte ndodhur. “Do të kthehemi në drekë”, - më tha.

Dhe ja ku vjen vrasja?

Tenxherja ishte në zjarr për të bërë makaronat. Fëmijët ishin në shtëpi. Burri im dhe tjetri u rikthyen bashkë. Dhe kush tha gjëra të ndryshme, që unë isha në dhomën e gjumit me të afërmin, ka thënë gënjeshtra të mëdha. Krenari rifilloi sërish.

Mori disa altoparlantë, për t’i lidhur me telefonin dhe për të na dëgjuar regjistrimin.

“Mua nuk ma hidhni”, - tha. “Do të ma paguani”. Unë i thashë: “Të të vijë turp”. Më pas erdhi edhe çasti fatal. Thikat ndaj atij të gjorit. Çfarë tmerri! U përpoqa që ta ndaloja, e pamundur. Thërrita për ndihmë. E luta që të mos prekte fëmijët. Më pas renda drejt ballkonit. Ai u përpoq që të më mbante, më pas më la.

Fëmijët tuaj panë gjithçka. A e kërkojnë babain e tyre?

E dinë që babai i tyre ka gabuar, kështu që policia e kapi. Kanë përjetuar një traumë. Vajza ishte shumë e lidhur me të. E ardhmja. Do të qëndrojmë këtu. Do të jetë e vështirë. Por unë jam e pastër. Nuk kam faj.

*Marrë nga Albanianews, agjenci shqiptare lajmesh shqiptare në Itali

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›