Policia e Tiranës merr masa për sezonin veror
Me qëllim, për të krijuar kushte normale pushimi për shtetasit shqiptarë dhe turistët që do të frekuentojnë plazhin në bregdetin e Kavajës si në Golem, Spidhe etj, apo zonat turistike të Qarkut të Tiranës, për Sezonin Turistik Veror të vitit 2009, janë marrë masa në drejtim të:
- Parandalimit të veprimtarisë kriminale dhe rritjes së sigurisë në vendet e pushimit - Parandalimit të aksidenteve automobilistike dhe rritjen e sigurisë në rrugë ;
-Rritjes së cilësisë së sherbimit policor gjatë kontrollit të territorit në Qarkun e Tiranës;
- Krijimit të kushteve normale dhe të garancisë për rend dhe siguri ;
- Ardhjes në ndihmë të komunitetit ;
- Mbajtjes nën kontroll të personave me preçedentë policore dhe kapjen e personave të kërkuar nga Policia,
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, është hartuar Plani i masave ”Për parandalimin e ngjarjeve kriminale, sigurimin e rendit dhe qetësise, levizjen dhe qarkullimin normal të mjeteve dhe këmbësorëve në rrugë, në plazhe e në zona të tjera turistike, gjatë Sezonit Veror 01 Qershor-30 Shtator 2009”, i cili u është përcjellë dhe është vënë në zbatim nga Komisariatet e Policisë Nr.1, 2, 3, 4, 5, 6, Rrugore Tiranë dhe Komisariati i Policisë Kavajë.
Policia ka marrë masa për të parandaluar e goditur në kohë veprimtari kriminalë, në vende turistike, hotele, bare, restorante etj. Si dhe masa për mbulimin e akseve rrugore: Kamëz-Tiranë, Rinas-Tiranë, Tiranë-Ndroq-Plepa, Tirane-Vorë-Durrës, Tiranë-Kërrabë, Tiranë-Dajt, dhe ne akset rrugore të rrethit të Kavajës, me shërbime të policisë rrugore dhe ato të policisë së rendit, gjatë diteve të javës dhe sidomos në ditet e shtuna dhe të djela, duke kryer dhe shërbime suplementare policie.