E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në kodrat e Mashkullorës

Një zjarr në kodrat e fshatit Mashkullorë të Gjirokastrës ka vënë në alarm repartin e zjarrfikësve dhe policisë në qytetin e jugor, pasi vatra është shfaqur vetëm disa qindra metra nga rezervave të naftës të firmës ARMO. Vatra e zjarrit është shfaqur rreth orës 09:30 të mëngjesit të së hënës, ndërsa pas disa orë ndërhyrjesh është bërë i mundur lokalizimi i flakëve, duke evituar rrezikun pranë depozitave të naftës. Aktualisht situata pranë depozitave të naftës është nën kontroll, por flakët vijojnë ende në distancë. Ndërkohë që ende nuk janë të qarta shkaqet e zjarrit, policia ka nisur një hetim për këtë ngjarje e cila mund të shkaktonte pasoja të rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›