E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës finalizon me sukses kapjen e Nallbanit

Policia e Tiranës nëpërmjet një konference per shtyp deklaroi se ditën e sotme është vënë në pranga shtetasi Alxhi Nallbani,33 vjeç i cili ka lidhje farafisnore me kreun e bandës së Lushnjes, Aldo Bare.
 

Ky shtetas ishte dënuar nga drejtësia italiane me 14 vjet burg, ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur sot në katin e tretë të një pallati.
Policia bën me dije se Alxhi Nallbani figuronte me nofken Xhili në përgjimet e kryera nga policia italiane.
 

Arrestimi i këtij personi të shumëkërkuar nga drejtësia erdhi si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes dy policive fqinje.

Ndaj të kërkuarit aktualisht po kryen veprimet proçeduriale me qëllim më pas dërgimin e tij në vendin e vuajtjes së dënimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›