E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 17 vjecari i zhdukur prej 3 ditësh familja apel për ndihmë

TIRANE- Një 17 vjecar është zhdukur pasditen e së hënës dhe që prej tre ditësh familjarët nuk kanë asnjë të dhënë për vendodhjen e tij.

Mersin Malka është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë që prej pasdites së datës 20, ndërsa të afërmit bëjnë apel për ndihmë.

I ati i 17 vjecarit ka denoncuar në redaksinë e News24 zhdukjen e tij në Yzberisht të Tiranës.

“Nga shtëpia ëshët larguar të hënën. Më tha do dal me shoket xhiro në orën 4 të pasdites. Shokëve u kishte thënë do vete në Kombinat të pi një kafe dhe nuk u kthye më në shtëpi. Kam bërë denoncim në polici por ata nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje deri tani.” shprehet i ati.

Familja Malkaj jeton në Tiranë prej 8 vitesh , pasi janë shpërngulur nga Tepelena. Sipas prindërve të 17 vjecarit, familja e tyre nuk ka patur asnjë konflikt, që mund të hidhte dyshime për zhdukjen e djalit të tyre.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›