BSH: Qytetarët e bizneset kanë tkurrur shpenzimet dhe investimet në ekonomi
TIRANE- Bizneset dhe qytetarët mbeten dyshues për ecurinë e ekonomisë, gjë që është reflektuar tek sjellja e tyre. Ata kanë shpenzuar dhe investuar më pak gjatë këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, një situatë e tillë ndikon te aktiviteti ekonomik, i cili këtë vit është rritur me ritme të ngadalta.
“Rritja e konsumit dhe e investimeve të sektorit privat të ekonomisë ka vijuar të jetë e dobët, kryesisht si pasojë e një sjelljeje më konservatore të familjeve e bizneseve në vendimet e tyre për shpenzim e investime. Megjithë regjistrimin e normave pozitive të rritjes, aktiviteti ekonomik në vend mbetet ende nën nivelin e tij potencial, duke gjeneruar presione rënëse në inflacion gjatë vitit 2010.” theksoi Fullani.
Përsa i përket ecurisë së ekonomisë vitin e ardhshëm, Banka e Shqipërisë përcakton si kusht kryesor mënyrën se si qytetarët dhe bizneset do të sillen në drejtim të investimeve. Sipas Guverantorit Fullani, ekzitojnë të gjitha kushtet që bankat të japin kredi, por duhet të rritet kërkesa për financime, e cila vecanërisht për bizneset mbetet e ulët.
Pas analizës që i ka bërë ecurisë së ekonomisë, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar në 5% normën bazë të interesit për lekun.
(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: BSH: Qytetarët e bizneset kanë tkurrur shpenzimet dhe investimet në ekonomi