Policia e Tiranës zbulon dhe agjeson bimë narkotike

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka sekuestruar gjithësej 87 rrënjë bimë narkotike kannabis sattiva të cilat ishin të mbjella në afërsi të një përroi në fshatin Kus të Komunës Kashar. Trualli, në të cilat ishin mbjellur bimët narkotike, pas verifikimeve të bëra rezultuan se ishin pa pronar. Nga grupi hetimor i formuar për të këtë qëllim u kryen veprimet proçeduriale, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit. Sipas burimeve të Policisë, dje në mesditë, po nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve u realizua kapja në flagrancë e shtetasit Altin Agja Nexhipi, 30 - vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë. Kapja e tij u bë pasi gjatë kontrollit personal të tij, të ushtruar në rrugën "5 Maji" në Tiranë, ju gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë, me peshë 1 gr, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.