Shtohen masat kundër përhapjes së gript A në pikat kufitare të Korçës

Rreziku i përhapjes së gripit të derrit apo i njohur si virusi A H1N1 ka bërë që të shtohen masat parandaluese të tij në pikat e kalimit kufitar të rajonit të Korëçs. Në vend kalimin kufitar të Kapshticës ( Devoll) dhe në atë të Qaf-Thanës (Pogradec) që nga dita e djeshme janë shtuar shërbimet e higjenë-epidemiologjisë për kontrollin e hyrje-daljeve të njerëzve. Një ekip i Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditës së djeshme ka mbikqyrur masat dizifektuese në këto pika të kalimit kufitar, si dhe shpërndarjen e maskave mbrojtëse. Burime zyrtare të doganës së Kapshticës, thanë se në këtë pikë të kalimit kufitar janë dizifektuar amjentet, si dhe është në gadishmëri një ekip prej tre vetësh të shërbimit të higjenë-epidemiologjisë. Personat e ardhur nga Greqia, kryesisht emigrantë që vijnë në atdhe për pushime, pyeten për gjendjen e tyre shëndetësore dhe në rast se ata shpreghen për dhimbje koke apo probleme shëndetësore që shfaqin siptomat e gripit, dërgohen për analiza e kontrolle më të imtësishme në spitalin rajonal të Korçës. Masa të ngjashme janë ndërmarë nga ana e këtij shërbimi edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, ku gjithashtu ka një numur të madh të levizjeve ndërkufitare, por edhe këtu nuk është konstatuar asnjë rast i dyshimtë me virusin e gripit të derrit. Ndërkaq, autoritetet shëndetësore në Korçë dhe inspektorët e shëndetit publik kanë nisur të zbatojnë udhëzimet për planin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit. Një pavion i posacëm ka nisur nga funksionimi pranë sanatoriumit për trajtimin e rasteve të dyshuara, ndërkohë që janë bërë gati 10 dhoma me kapacitet prej 40 shtretërish për shërbimin mjeksor ndaj të sëmurëve nga virozat gripale të dyshimta. Drejtoria e shëndetit publik në Korçë, është furnizuar me maska dhe pajisje të tjera për kryerjen nën masa sigurie të kontrolleve fizike ndaj të gjithë personave që shfaqin shenja të prekjes nga virusi i gripit.
...