E Diel, 1 Nëntor 2026

Fazlliç, kryeministri përballë deputetëve të opozitës në Kuvend

Kryeministri Sali Berisha, gjate nje seance Tiranë, 3 Nëntor, 11:47, NOA - Kryeministri Sali Berisha pritet të jetë të hënën përballë deputetëve të opozitës në një mocion debati. Kjo ishte kërkuar prej javësh nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste të opozitës. Deputetët e partisë më të madhe të opozitës Partia do të kërkojnë me një mori pyetjesh për kryeministrin Berisha që ai të zbardhë çështjen Fazlliç. Opozita thotë se kjo çështje ka të bëjë me atë që ajo e quan veprimtari të paligjshme në lidhje me 5 kompani të ngritura nga biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliç, pas fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2005. Mësohet se deputetët e opozitës do të kërkojnë nga kryeministri të përgjigjet për rolin e Fazlliç në kompaninë BG&R, për marrëdhëniet e tij me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike dhe se cili është roli i tij pranë qeverisë shqiptare. Më parë, kur e ashtuquajtura çështja Fazlliç u shpërngul nga faqet e shtypit në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri Berisha tha se nuk kishte patur asnjë aferë me Fazlliç. Berisha tha se dinte shumë për aferat e disa ish-ministrave socialistë me të. Në debatin e së hënës pritet që kryeministri Berisha të mbrohet duke sulmuar edhe për këto afera edhe për atë që demokratët e quajnë bllokim të qëllimshëm të ligjit të dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit të shtetit nga ana e socialistëve. NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›