E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e shtetit: Ja rrugët e bllokuara nga dëbora

Policia e Shtetit informon mbi situatën në akset rrugore, për shkak të reshjeve të dendura që kanë mbuluar gjithë vendin. Policia kujton dhe i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht për: respektimin e normave të shpejtësisë, mospërdorimin e pijeve alkoolike, përdorimin e rripit të sigurimit, shmangien e parakalimeve të gabuara, përdorimin e kaskave mbrojtëse, përdorimin e dritave jo verbuese, përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.
Në çdo rast qytetarët mund të kontaktojnë me shërbimet e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin përmes numrit telefonik pa pagesë 129, si dhe numrit 126.

Policia kujton se Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për t`i ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës. Ndërkohë me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve, shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, si dhe në drejtim të pajisjes së mjeteve me pajisjet dimërore.
 

Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:

Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë - Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi Kukës - Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri - Qafë Morinë i pakalueshëm,
4. aksi B.Curri - Fierz i pakalueshëm,
5. aksi B.Curri - Valbonë i pakalueshëm,
6. aksi Krumë - B. Curri i pakalueshëm,
7. aksi Krum - Qaf Prushi i pakalueshëm,
8. aksi Kukës - Topojan i kalueshëm me zinxhirë,
9. aksi Ujmisht - Lusen - Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i pakalueshëm,
10. aksi Shëmri - Qafë Shllak i pakalueshëm,
11. aksi rrugor Topojan - Shishtavec i pakalueshëm,

Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha
akset nacionale në këtë qark. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të
ulta se dje dhe reshjet e dëborës më me intensitet në Has dhe Tropojë
dhe me erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të
rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset
rrugore.

Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi - Bulqizë - Klos i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Klos - Burrel - Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Bulqizë - Shupenzë - Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Krastë - Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë - Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i pakalueshëm,
6. aksi Peshkopi - Muhurr - Aras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
7. aksi Arras - Zall Dardhë - Reç i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Ostren - Stëblevë - Librazhd i pakalueshëm,
9.Arras - Lurë i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulta se dje reshjet e dëborës
me më pak intensitet dhe në zonat e thella,po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në
të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër - Koman i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
4. aksi Fushë Arrës - Gjegjan - Shpal i pakalueshëm, pasi ka rënë
ortek, po punohet për pastrimin e tij,
5. aksi Koplik - Hani i Hotit i kalueshëm pa probleme,
6. akset Koplik - Razëm i kalueshëm me zinxhirë,
7. aksi Bogë - Theth, Selcë - Vermosh të pakalueshme, po punohet për
pastrimin e tyre,
8. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,
9. aksi Qafë Mali - Dardhë - Fierz i pakalueshëm,
10. aksi Fushë Arrës - Iballë i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe reshjet e dëborës bien
më intensitet në Pukë dhe Malsi të Madhe, po punohet në vazhdimësi me
entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të
gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik - Kalimash i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi rrugor Mirditë - Shpal - Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore
janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e
kalushme po punohet me entin pronar të rrugëve por për hedhjen e
kripës dhe skorjeve.
Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë
2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhdë - Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi Elbasan - Qafë Krrabë i kalueshëm,
3. aksi Librazhd - Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë - Korçë - Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
1. aksi rrugor Boboshticë - Dardhë dhe aksi rrugor Korçë - Voskopojë
janë të kalueshme me zinxhirë,
2. aksi Korçë - Ersekë - Leskovik kalohet me zinxhirë me veshtërsi,
Temperaturat vazhdojnë të jenë më të larta sot dhe reshjet e shiut
dhe dëborës me më pak intensitet dhe në zonat malore, po punohet në
vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së
rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë - Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë - Gjirokastër - Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2. aksi Tepelenë - Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës i kalueshëm pa zinxhirë,
Sipas policisë po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
1. në segmentin rrugorVlorë - Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes ndërsa në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›