E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në një magazinë në Shkozë, s`ka të lëndur në njerëz

Një zjarr ka përfshirë paraditen e sotme një magazinë në periferi të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës ku një magazinë me mbeturina është përfshirë nga flakët por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›