E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohet për kontrabandë 37-vjeçari

Një 37- vjeçar nga fshati Mengel i Elbasanit është arrestuar nga policia pasi akuzohet për kontrabandë mallrash.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 37-vjeçari Fiqiret Muzhaqi, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në automjetin e tij me targa El 62 98 B u sekuestruan mallra kontabandë të cilat do të përdoreshin për punime duralumini.
 

Aksioni i policisë u ndërmorr në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ndërsa 37-vjeçari u arrestua me akuzën "kontrabandë mallrash".
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të 37- vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›