E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, e vëzhguar gjatë procesit zgjedhor

Autori i Lajmit: red.
Agjencitë e huaja policore që operojnë në Shqipëri, PAMECA dhe ICITAP gjatë ditës së procesit zgjedhor në datën 28 qershor të këtij viti do të kenë përfaqësuesit e tyre në çdo rreth të vendit për të monitoruar policinë shqiptare se si do t i kryejë funksionet e saj të përcaktuar edhe në Kodin Zgjedhor. “Njëkohësisht kam kërkuar dhe është gatishmëria e misioneve ndërkombëtare, për të pasur në çdo qark të vendit përfaqësues të tyre me qëllim monitorimin e Policisë së Shtetit. Në rast se konstatohen shkelje të ligjit nga efektivët e policisë, pasojat do të jenë të rënda”, ka deklaruar drejtori i përgjithshem i Policisë së Shtetit, Ahmet Prenci. Ai ka deklaruar se edhe pse policia do të ketë një vëmëndje të vazhdueshme ndaj fushatës elektorale, përpara procesit zgjedhor dhe pas tij, siguria dhe rendi në vend do mbetet objektiv kryesor. Prençi nuk ka pranuar të ketë luhatje të sigurisë në vend. “Pasi ne kemi bërë një ndarje të shërbimit të policisë që do merren me zgjedhjet dhe shërbimet që do punojnë çdo ditë për strukturat kriminale”, ka saktësuar Prençi. Numri 1 i policisë shqiptare tha se të gjitha forcave policore që do të angazhohen në zgjedhje do të kenë shumë shpejt një liber xhepi ku të kenë të përcaktuara detyrat e tyre.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›