E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia flet për lirimin e zv/ministrit serb

Prishtinë, 26 Janar NOA - Policia e Kosovës konfirmoi
se ka liruar pas një seance marrje në pyetje, zëvendësministrin për Kosovën në
qeverinë e Serbisë, Branisllav Ristiç dhe bashkë me të edhe katër zyrtarë të
tjerë, gjithashtu serbë.

Ne liruam nga kushtet e shoqërimit në policinë
e Klinës, z. Branisllav Ristiç dhe më tej katër personat e tjerë serbë,
deklaroi Agron Hasanaj një zëdhënës i Policisë së Klinës.

I menjëhershëm ka qenë komenti i Beogradit
zyrtar.

Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë,
Goran Bogdanoviç, tha se ndalimi i pesë serbëve nuk ishte një incident i
rastësishëm.

Unë mendoj se ajo që ndodhi ishte një dëshmi
e qartë se Prishtina është përcaktuar për radikalizmi, ndaj bëj thirrje që komuniteti
ndërkombëtar ta frenojë Prishtinën në këto veprime radikale që po kryen.

a.b/e.r/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›