E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi për zgjedhjet në Gjilan, pas 31 janarit

Prishtinë, 27 janar, NOA - Vendimi
përfundimtar për procesin zgjedhor në Gjilan do të merret pas 31 janarit. Një
lajm i tillë është komunikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, i
cili ka bërë me dijeni se në fakt pret edhe përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese
që të ketë bazën e plotë ligjore mbi çështjen në fjalë. Ndërkaq, në rivotimin e
së dielës për kryetar të komunave Prizren e Lipjan do të përfshihen mbi 770
vëzhgues, 210 prej të cilëve ishin të angazhuar edhe në raundin e dytë të
zgjedhjeve.

Vetë kryetarja e Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve, Nesrin Lushta tha se vendimi përfundimtar për procesin zgjedhor të
komunës së Gjilanit do të merret pas 31 janarit kur edhe do të mbahen për herë
të tretë zgjedhjet në Prizren dhe Lipjan.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›