Kryeministri: Mesazhet, zyrtarët e BE kundër bojkotit të socialistëve shqiptarë

Tiranë, 27 janar, NOA
Update - E majta në Shqipëri po dobësohet gjithmonë e më shumë nga ndërrimi i
kryetarëve dhe bojkoti i shpallur së fundmi prej saj ndaj institucioneve.
Një fakt të tillë
kryeministri Berisha gjatë fjalës që po mban në mbledhjen e qeverisë ku tha se
këtë e kanë pohuar vetë përfaqësues të lartë evropianë në Bashkimin Evropian.
Bojkoti është një
veprim i rrezikshëm dhe kontradiktor e nuk ju lë të bëheni pjesë e delegacioneve
përfaqësuese të vendit tuaj, tha Berisha se ka pohuar përfaqësuesi polak.
Ju i keni ndryshuar
shpesh kryetarët dhe e majta sa po vjen dhe po bëhet edhe më e copëzuar, shtoi
ai më pas që të ketë pohuar ky zyrtar i lartë.
Nga ana tjetër, ai
citoi edhe deklaratat që sipas tij ka bërë një përfaqësues i Britanisë së Madhe
duke thënë se bojkoti nuk është mënyra me të cilën mund të punohet në Evropë.
Më tej, Berisha tha
se zyrtarët e Këshillit të Evropës në tërësi kanë pohuar se Rama është
kontradiktor kur thotë se njeh rezultatin, por nuk futet në parlament.
Sipas kryeministrit
Berisha, janë gjithmonë e më të pakët mbështetësit e revolucionit permanent, i
cili proklamon se i njeh zgjedhjet, por jo institucionet.
Mos përdorni
bojkotin për të dhunuar rregullat e lojës, por futuni sa më parë në parlament,
ka qenë thirrja e Berishës drejtuar deputetëve socialistë.
n.e/NOA