Dënohet 3 vjet burg e 16 milionë lekë gjobë
20/02/2009 Mashtrimi, tha se i vodhën paratë e Unionit
LUSHNJE- Gjykata e Shkallës së Parë e rrethit Lushnjë ka dënuar me 3 vjet heqje lirie dhe 16 milionë lekë të reja gjobë shtetasin G. Zeqo 50 vjeç banues në fshatin Bicak të rrethit Lushnjës. Shtetasi Zeqo nga vitit 2001 deri në janar të 2005-s ka ushtruar profesionin e llogaritarit pranë degës së Unionit Shqiptar, kursim-kredit dega Lushnjë. Këtë funksion e ka kryer në fshatin Bicak dhe si zyrë kishte lokalin e vet. Më datën 25 janar shtetasi Zeqo pretendoi se e kishin rrahur dhe grabitur shumën prej 16 milionë lekësh të reja. Për këtë arsye ai u shtrua në spital ndihmuar edhe nga disa mjekë ai ka siguruar edhe një raport mjeko-ligjor, gjë që e ndihmoi t’i shmangej drejtësisë. Procesi rihapet në muajin qershor të vitit 2005 dhe mbyllet përsëri nga Prokuroria për mungesë provash. Por kjo gjë nuk e ka bindur policinë lushnjare, e cila në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e rrethit rifilloi hetimet përsëri në ngarkim të shtetasit Zeqo. Pas 4 vjet hetimesh të këtyre 2 instancave në rrugë operative, është konstatuar se ky shtetas është vet autor i vjedhjes së 16 milionë lekëve të reja të Unionit shqiptar të kursimit të kredisë. Ai është gjykuar ditën e djeshme për veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit. Trupi gjykues kryesohej nga Anila Garanxha, Arben Ahmetaj, Brikena Labaj dhe prokuror Adriatik Camaj, Ndërkohë avokati i mbrojtjes ishte Komi Jano, i cili nuk e ka pranuar akuzën për klientin e tij, por pretendonte se klienti ishte pre e keqbërësve.