Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen e 9-vjeçarit në Mamurras

Në pranga përfundoi Altin Shkretën, vëllanë e autorit të vrasjes në Mamurras, Vladimir Shkreta, i arrestuar pak kohë më parë dhe i cili ka pranuar krimin.
Altin Shkreta, i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor në krim, u arrestua teksa udhëtonte në aksin Fushë Krujë- Lezhë.
Sherri mes familjes Llani dhe familjes shkreta ka nisur pak kohë më parë kur Muharrem Llani dhe i vëllai kishin rrahur rëndë vëllezërit Shkreta në qendër të Mamurrasit. Pasditen e 5 qershorit, dy vëllezërit zunë pritë në vendin e quajtur “Ura e Drojes”, ku qëlluan me breshëri drejt automjetit me të cilin udhëtonte Muharrem Llani. Mirëpo, në automjet ishte edhe kunata me djalin e saj 9–vjeçar. Si pasojë u plagos rëndë Muharrem Llani dhe nipi i tij, i cili më pas humbi jetën në spital. E ëma e 9-vjeçarit shpëtoi mrekullisht.
Pas arrestimit, Vladimir Shkreta pranoi autorësinë e krimit, duke deklaruar se ishte i tronditur nga vdekja e fëmijës, pasi objektivi i sulmit ishte xhaxhai i tij.
“Po, unë qëllova në pritë ndaj makinës që drejtohej nga 62-vjeçari Muharrem Llani. Nuk e dija se në automjet ndodhej një fëmijë dhe nëna e tij. Jam shumë i tronditur nga vdekja e 9-vjeçarit”- deklaroi Shkreta në polici duke këmbëngulur se nuk do të qëllonte kurrë mbi gra dhe fëmijë./Start/
2012-07-04 11:16