Tirana, 100 pronarë të plotësojnë dosjet
20/02/2009 Zyra rajonale e kryeqytetit publikon listën e personave që duhet të sjellin dokumente shtesë
Për kompensimin e vitit 2009 pritet të dalë një vendim i Këshillit të Ministrave
100 ish-pronarë duhet të plotësojnë dokumentacionin e dosjeve që kanë dorëzuar në zyrën rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të qarkut Tiranë. Sipas kryetarit të saj, Patriot Çobaj, personat në listë duhet të plotësojnë mangësitë e vërejtura në dosjet që janë dorëzuar deri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Afati i përcaktuar për plotësimin e këtyre dokumenteve është data 20 shkurt, pasi është shpallur që më 10 shkurt të këtij muaji. Sipas urdhrit, dokumentacioni duhet të plotësohej brenda dhjetë ditëve nga shpallja e këtij njoftimi. Këto mangësi janë bërë edhe shkak për moskualifikimin e tyre në listën e përfituesve të kompensimit financiar të vitit 2008. Ndërkaq, sipas zotit Çobaj, për kompensimin e vitit 2009 pritet që të dalë një vendim i Këshillit të Ministrave, me udhëzimet përkatëse, ku do të përfshihen edhe detajet për ata që kërkojnë të rikualifikohen në garën e procesit të kompensimit financiar. Këtë vit në dispozicion të ish-pronarëve janë 600 milionë lekë, ndërsa një vit më parë fondi ishte 500 milionë lekë. “Stafi ynë është i angazhuar dhe po punon për sigurimin e një ecurie normale në të gjitha aspektet e aktivitetit të saj administrativ e ligjor, në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë funksionimin e saj dhe zgjidhjen e drejtë të çështjeve të pronësisë ndaj subjekteve të shpronësuara, si një nga prioritetet e programit të Qeverisë demokratike si dhe të kërkesës së shtruar në vijimësi nga Komuniteti Evropian”, - tha zoti Çobaj. Sipas tij, në funksion të mbarëvajtjes dhe zgjidhjes së problemit të pronave për qarkun e Tiranës, si një nga qarqet më të ngarkuara me problematikën e pronave në vite kjo zyrë po merret me kërkesat për zbatimin me korrektësi të procedurave ligjore për njohjen e pronës së pretenduar. “Zyra po merret me hetimin e plotë administrativo-ligjor të dokumentacionit të pronësisë, për t’i dhënë mundësinë e njohjes së pronës, kthimit apo kompensimit të saj realisht ish-pronarëve, duke u prerë rrugën tendencave dhe qëndrimeve abuzive me pronën”, - tha Çobaj. Në respektimin e afatit ligjor të përfundimit të procesit të aplikimit për hapjen e dosjeve të reja deri më 31 dhjetor të vitit 2008 dhe të urdhrit të ministrit të Drejtësisë të datës 02.07.2008 “Për miratimin e rregullores për organizimin e punës në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” u organizua puna për përballimin e pritjes së një fluksi të madh të qytetarëve që aplikuan për njohjen e së drejtës së pronës.
Dërgesat e emigrantëve
Të dhënat e gjashtë muajve të dytë të vitit të kaluar dëshmojnë rënien e nivelit të të ardhurave që emigrantët dërgojnë në shtëpitë e tyre. “Dërgesat e emigrantëve regjistruan një rënie vjetore prej 28.2 për qind gjatë tremujorit të tretë të vitit 2008, duke financuar rreth 30 për qind të deficitit tregtar në mallra”, - thekson raporti i politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Ashtu siç ishte parashikuar dhe paralajmëruar, ky është vetëm një nga efektet që ka dhënë kriza globale financiare në vendin tonë.