Pajisen me kompjuterë shkollat pa energji
20/02/2009 Mungesa në shkollat që furnizohen
FIER- “Perëndia te jep miellin, por shejtani të merr thesin”. Kështu shprehen për shkollat e tyre mësuesit e 3 shkollave të komunës Cakran, ku diku ka mungesë kompjuterësh dhe diku tjetër mungesë energji elektrike, por ka kompjuterë. Ndërsa në 2 shkolla të komunës Cakran prej 3 muajsh janë kompletuar sallat e kompjuterëve, në një tjetër salla pret kompjuterët. E tillë është gjendja në shkollat e komunës Cakran. Ndërsa në shkollën 9-vjeçare “Karafil Muskaj” në Kreshpan të komunës Cakran kanë ardhur tavolinat mbi të cilat do të vendosen kompjuterët për lëndën e elektronikës, në 2 shkolla të tjera po të kësaj komune, salla e zhvillimit të mësimit, tashmë është bërë gati me të gjitha kompjuterët dhe pritet që të sigurohet energjia elektrike në rrjetin elektrik që ata të funksionojnë. E ndërkaq në Kreshpan energjia elektrike ushqehet mjaft mirë me tensionin optimal, mungojnë kompjuterët. Kështu që edhe këtu, si në të dy shkollat e tjera lënda e informatikës nuk zhvillohet që nga fillimi i vitit mësimor. Këtë gjë e pohojnë vet nxënësit. “Si klasë e 9 që jemi e kemi humbur besimin se do të mësojmë një ditë në kompjuter, sepse shkolla jonë ka tavolinat, por mungojnë kompjuterët”,-ka thënë një nxënëse e shkollës në fshatin Kreshpan. Logjika e thjeshtë të çon tek transferimi i kompjuterëve nga njëra shkollë që nuk kishte energjinë elektrike dhe të silleshin në shkollën e Kreshpanit, deri sa atje kushtet të jenë optimale.