Mediat italiane, Liljana Kondakçi shpallet në kërkim
Gazeta italiane “Gazzetta del sud” ka shkruar dje se këngëtarja shqiptare, Liljana Kondakçi, është shpallur person në kërkim ndërkombëtar. Sipas kësaj gazete, Kondakçi akuzohet për trafik të substancave narkotike, në një rrjet të drejtuar nga Fisnik Smajlaj. Sipas kësaj gazete të rajonit të Puljas, çështja ndaj këngëtares shqiptare filloi që në vitin 2006 kur u arrestua në stacionin e trenit Sibari në Cosentino, me tre kilogramë kokainë. Kondakçi kishte deklaruar se pakoja me drogë ishte një dhuratë nga një fans i saj dhe ajo nuk ishte në dijeni për përmbajtjen e saj. Gazeta shkruan më tej se në tetor të vitit 2008, gjykata italiane dha një vendim për arrestimin e këngëtares nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, por që nuk u zbatuar për shkak se Liljana Kondakçi ishte larguar nga Italia.