Apeli rikthen Krenar Ahmetin
Gjykata e Apelit rikthen në detyrë Krenar Ahmetin.
Trazhgim Sokolaj
Gjyqtarët e Shkallës së Dytë shfuqizuan vendimin e Gjykatës së Faktit për pezullimin nga detyra të Krenar Ahmetit. Me vendimin e djeshëm, Gjykata e Apelit riktheu Krenar Ahmetin, automatikisht në funksionin e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës. Vendimi u shpall dje rreth orës 10:00 nga Gjykata e Apelit në Tiranë, pas një seance gjyqësore prej 30 minutash, ku u dëgjuan pretendimet e palëve dhe më pas trupi gjykues shpalli verdiktin e tij. Përfaqësuesi i Prokurorisë së Apelit kërkoi lënien e masës ndaluese të sigurisë “pezullim nga detyra” për Krenar Ahmetin, duke e akuzuar atë për kryerje të veprimeve arbitrare ndaj qytetarëve. Ndërkaq, avokati i ish-kryepolicit kërkoi ndryshimin e vendimit të dhënë nga Gjykata e Faktit, duke e konsideruar atë si një qëndrim të pabazuar në ligj. Gjykata e Apelit e konsideroi të panevojshme masën e pezullimit të Ahmetit nga detyra, duke u shprehur se ushtrimi i funksioneve nga ana e tij nuk pengon hetimin dhe nuk bëhet shkak për zhdukjen e provave penale kundër tij.
Rikthimi i Ahmetit
Vendimi i dhënë dje nga Gjykata e Apelit rrëzon masën ndaluese të sigurisë, e cila u vendos dy javë më parë nga Gjykata e Tiranës ndaj Krenar Ahmetit. Megjithatë, për t’u rikthyer sërish në detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore, Krenar Ahmetit duket se do t’i duhet të kalojë përmes një rrugë paksa të ndërlikuar administrative. Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Shkallës së Dytë duhet të zbardhet për pesë ditë dhe t’i dërgohet prokurorit të çështjes në Prokurorinë e Apelit. Sipas procedurës ligjore, prokurori i Apelit më pas, duhet të nxjerrë një urdhër ekzekutimi për vendimin e gjykatës dhe t’ia dërgojë atë në rrugë zyrtare, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kryepolici më pas mund të anulojë urdhrin e dhënë prej tij më parë për pezullimin e ish-shefit të rrugores nga detyra dhe të firmosë një tjetër vendim që e rikthen në detyrën e mëparshme Krenar Ahmetin. Ai u pezullua nga detyra pas një incidenti të ndodhur gjatë kontrollit të një makine, në të cilën ndodhej një prokurore e krimeve të rënda. Krenar Ahmeti pretendoi se, i shoqi i prokurores ushtroi dhunë mbi policinë dhe urdhëroi shoqërimin e tij në komisariat ku shkoi edhe prokurorja, e cila më pas bëri kallëzim penal ndaj Krenar Ahmetit. Ai u mor i pandehur nga Prokuroria e Tiranës, e cila kërkoi pezullimin e tij nga detyra si masë ndaluese gjatë hetimeve paraprake.
Prokuroria: Gjykata veproi me dy standarde
TIRANE – Prokuroria e Apelit të Tiranës ka reaguar dje ndaj vendimit të gjykatës që rrëzoi pezullimin e Krenar Ahmetit nga detyra. Sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, akuza e Apelit kërkoi edhe dje mbetjen në fuqi të masës ndaluese të pezullimit nga detyra ndaj Krenar Ahmetit. “Prokuroria ka kërkuar lënien në fuqi të masës ndaj Krenar Ahmetit, por gjykata ka dhënë vendimin e saj. E njëjta gjykatë, po dje ka lënë në fuqi masën e pezullimit për një tjetër efektiv policie që akuzohej për veprime arbitrare, më të lehta se ato për të cilat është akuzuar Krenar Ahmeti”, tha Prokuroria e cila theksoi se në këtë rast, Gjykata e Apelit veproi me dy standarde duke mos trajtuar në mënyrë të barabartë dy qytetarët.