E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Kujdes me shpalljen e rezultatit

03/07/2009  Përvjetori i pavarësisë së Amerikës, Uidhers porosit Berishën dhe Ramën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shfrytëzuar ceremoninë festive të organizuar nga ambasada amerikane me rastin e 233-vjetorit të pavarësisë amerikane që të japë këshillën e radhës për politikën shqiptare. Në aktivitetin ku ishin të ftuar drejtuesit e larë të shtetit, Presidenti i Republikës Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, prokurorja e përgjithshme Ina Rama dhe kryetari i opozitës, njëherësh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ai u kërkoi angazhim maksimal, në mënyrë që procesi zgjedhor të përmbyllet në mënyrë të rregullt. Pasi ka rishprehur urimet tij për një proces të rregullt zgjedhor, Uidhers ka bërë thirrje për mospërfundim partiak të tij. “Motivohuni për një Shqipëri më të fortë”, - ka thekuar Uidhers. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe deputetë, përfaqësues të medies dhe përfaqësues të komuniteteve fetare. Ndërkohë po dje Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes të ngarkuarit me punё pranё Kёshillit tё Pёrhershёm të OSBE-së, nё Vjenё, Kyle Skot, përgëzojnë qeverinë shqiptare për zhvillimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. “Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs pёrgёzojnё qytetarёt dhe qeverinё e Shqipёrisё pёr zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare mё 28 qershor 2009. Qytetarёt shqiptarё meritojnëё pёrgёzime pёr pjesёmarrjen nё njё numër tё lartё nё votime si dhe pёr zhvillimin e njё procesi zgjedhor tё qetё e tё rregullt”, - ka deklaruar ai në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së. Zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme bëri të ditur se në fjalën e tij Skot ka vlerësuar edhe procesin e administrimit të zgjedhjeve, proces që sipas tij pasqyroi njё progres tё vёrtetё krahasuar me zgjedhjet e mёparshme. I ngarkuari me punё i SHBA-ve pranё Kёshillit tё Pёrhershёm të OSBE-së, nё Vjenё, Kyle Skot, në fjalën e tij përmendi gjithashtu vlerësimin paraprak të disa ditëve më parë të OSBE–ODIHR-it, që vёrejti se zgjedhjet nё vetvete shёnuan pёrmirёsime, por gjithashtu identifikuan disa shkelje pёr sa u pёrket rregullave tё fushatёs dhe Kodit Elektoral. Në këtë kontekst ai u bёri thirrje qeverisё shqiptare qё tё plotёsojё kёto mangёsi, nё mёnyrё qё tё arrihen plotësisht standardet zgjedhore. “Mirёkuptojmё se qeveria shqiptare ёshtё nё fazёn e pёrfundimit tё procesit tё numёrimit tё votave dhe tё shpalljes sё rezultatit tё tyre. Presim qё ky proces tё vazhdojё me tё njёjtёn rregullsi”,- përfundon deklaratën e tij Skot.

Raporti paraprak

Është bërë progres që nga zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2005, por shkeljet vazhdojnë ende - ky ka qenë përfundimi i Misionit Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve një ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit.

Raporti përfundimtar

Vlerësimi përfundimtar i zgjedhjeve do të varet në mënyrë të ndjeshme nga numërimi i votave, mbledhja e rezultateve. Pothuajse 8 javë pas mbylljes së procesit, OSBE–ODIHR-i do të nxjerrë një raport të plotë përfundimtar, ku do të përfshihen edhe rekomandime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›