Fratini: Procesi zgjedhor ishte korrekt
03/07/2009 Reagon ministri i Jashtëm italian
Procesi zgjedhor i 28 qershorit është vlerësuar për korrektësinë me të cilin u realizua edhe nga shteti ynë fqinj, Italia. Përmes një deklarate ministri i Punëve të Jashtme Franko Fratini, duke iu referuar zgjedhjeve politike të zhvilluara disa ditë më parë, pasi i ka vlerësuar ato, ka kërkuar që të përfundojnë nën të njëjtën frymë konstruktive me të cilën nisën. Në mesazhin e tij shefi i diplomacisë italiane tha se procesi ishte më i mirë se në të shkuarën, por ishin vënë re disa episode parregullsie. “Siç është evidentuar edhe në vlerësimet paraprake të vëzhguesve ndërkombëtarë të pranishëm në vend, përveç disa episodeve të parregullsisë në këtë raund zgjedhjesh u shënua një progres i prekshëm në krahasim me të kaluarën. Gjithashtu pritet që edhe faza e fundit e procesit elektoral të zhvillohet në të njëjtën mënyrë paqësore dhe korrekte”, - ka deklaruar ai. Gjithashtu ministri Fratini shprehu kënaqësinë e tij për korrektësinë me të cilën u realizua procesi elektoral dhe në mënyrë të veçantë për mënyrën paqësore të verifikuar gjatë pjesëmarrjes në procesin zgjedhor, si dhe në vijim gjatë numërimit të fletëve të votimit. Në fund të përfundim të deklaratës së tij ai uron që forcat politike shqiptare me frymë konstruktive të arrijnë të formojnë sa më parë një qeveri për të vazhduar në rrugën e reformave dhe në atë të përafrimit të Shqipërisë me BE, faktor ky i një rëndësie parësore për stabilitetin dhe progresin e vendit dhe të rajonit. Ministri i Jashtëm i Italisë është i disati personalitet i lartë shtetëror ndërkombëtar që deklarohet për ecurinë e procesit zgjedhor të zhvilluar pesë ditë më parë në vendin tonë. Të gjithë deklaruesit e deritanishëm, zëra me rëndësi për politikën botërore dhe veçanërisht për Shqipërinë, kanë vlerësuar pozitiv zgjedhjet, por ata janë njëjtësuar në mendimin se u hasën problematika që duhet pasur kujdes, me qëllim përmirësimin e tyre në të ardhmen.