Thaçi priti përfaqësuesit e Lagjes së Boshnjakëve
Prishtinë - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot përfaqësuesit e Lagjes së Boshnjakëve të pjesës veriore të Mitrovicës, me të cilët bisedoi për brengat e qytetarëve të asaj pjese në sferën e sigurisë dhe të kushteve për jetesë normale atje.
Kryeministri Hashim Thaçi theksoi interesimin e tij dhe te qeverisë që të sundojë rendi dhe ligji në çdo pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe pjesën veriore të Mitrovicës, për çka theksoi se do të ketë masa shtesë nga organet e rendit, përkatësisht nga Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me EULEX-in dhe KFOR-in.
Po ashtu, kryeministri Thaçi theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vazhdimin dhe thellimin e investimeve edhe në pjesën veriore të Kosovës, me qëllim të krijimit të kushteve për jetesë dhe kthimin e të zhvendosurve të të gjithë qytetarëve të Republikës
Kryeministri Thaçi kërkoi bashkëpunim nga qytetarët dhe mirëkuptim për proceset me qëllim të riintegrimit të plotë edhe të asaj pjese të Kosovës, për çka hasi në mirëkuptimin dhe gatishmërinë e qytetarëve të Lagjes së Boshnjakëve
Nga ana e tyre përfaqësuesit e Lagjes së Boshnjakëve, shprehën mirëkuptimin dhe gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe pas kërkesës së kryeministrit Thaçi premtuan se do ta ndërprejnë grevën.