Policia italiane i sekustron mafias 1,3 miliardë dollarë
Policia italiane ka kryer ditën e hënë një nga aksionet më të bujshme të viteve të fundit. Policia italiane sekustroi të hënën pasuri që arrinin vlerën e 1,3 miliardë eurove. Ky sekuestrim është kryer në kuadër të dy operacioneve të ndërmarra kundër mafias në jug të vendit. Lajmi u njoftua nga agjencia e lajmeve ANSA.
Drejtoria Antimafia e Napolit urdhëroi sekuestrimin e ndërmarrjeve, komplekseve turistike, apartamenteve dhe terreneve që arrinin vlerën e rreth një miliardë eurove dhe lëshoi 17 mandate arresti në kuadër të një operacioni kundër klanit Casalesi, konsideruar si më të rrezikshmit e Camorras, mafia napolitane, sipas të njëjtit burim.
Por në jug të Italisë nuk veprojnë vetëm njësit të Camorra-s, në këtë zonë vazhdon që të ketë një ndikim të madhe edhe organizata e njohur kriminale e Ndranghetas. Kjo organizatë kriminale është e njohur edhe për aleancat e saj me grupe kriminale në Amerikan e Jugut.