Kuba filloi lirimin e disidentëve
Qeveria kubaneze ka nisur të lirojë disa nga 52 të burgosurit politikë. Grupi i parë prej shtatë disidentësh është liruar dhe është nisur për në Spanjë, e cila së bashku me Kishën romane Katolike ka negociuar javën e kaluar me qeverinë kubaneze në Havana për lirimin e këtyre të burgosurve politikë. bëhet fjalë për një grup disidentësh të cilët janë arrestuar në vitin 2003 dhe janë dënuar me heqje lirie deri në 28 vjet. Shtatë nga disidentët u dërguan në aeroportin e Havanës për t'u ribashkuar me anëtarët e familjarët e tyre që u larguan nga Kuba bashkë me ta. Kuba u vu nën presion ndërkombëtar për lirimin e tyre pasi një prej disidentëve të burgosur, vdiq nga uria, ndërsa kishte hyrë në grevë urie, për të tërhequr vëmendje lidhur me gjendjen e tyre. Personat e burgosur u arrestuan gjatë një operacioni të një shkalle të gjerë ndaj aktivistëve të opozitës në 2003. Kuba gjithnjë e ka kundërshtuar faktin se mban të burgosur politikë, duke i quajtur të burgosurit 'mercenarë të paguar të Amerikës' që duan të minojnë qeverinë kubane.