Kërkesa e Serbisë për dorëzimin e Ganiç, vijon shyrtimi
Vazhdon shqyrtimi për kërkesën e Serbisë për Ganiç
Në një gjykatë në Londër sot vazhdon shqyrtimi për kërkesën e Serbisë për dorëzimin e ish anëtarit të Kryesisë së Bosnjë Hercegovinës, Ejup Ganiç, të cilin Beogradi e akuzon për krime lufte ndaj pjesëtarëve të ish armatës jugosllave në Sarajevë, në vitin 1992.
Gjatë paraqitjes së djeshme të dëshmitareve të mbrojtjes, Gordana Knezheviq, e cila në vitin 1992 ishte zëvendës kryeredaktore e gazetës sarajevase "Osllobogjenje," dhe kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, u tha se kërkesa e Beogradit për dorëzim është e motivuar politikisht.
Ato thanë se gjykimi i zotit Ganiç në Beograd nuk do të ishte korrekt.
Sipas dëshmitareve, Beogradi dëshiron të dëshmojë se boshnjakët, e jo ish armata jugosllave, e kanë shkaktuar luftën në Bosnjë Hercegovinë.