Gjykata e Hagës kërkon arrestimin e Omar al-Bashir
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, lëshoi urdhërarrestin e dytë për presidentin e Sudanit, Omar al-Bashir. Këtë herë Bashir akuzohet për ushtrim genocidi. Bashir akuzohet për genocide në konfliktin 7 vjeçar të Darfurit ku mendohet se mbi 300 mijë persona kanë gjetur vdekjen.
Kreu i shteti afrikan është përballur në të kaluarën me akuzën e krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit, akuza këto që janë hedhur poshtë prej Bashir. Haga, gjykata e specilizuar për krime të kryera ndaj njerëzimit, ngriti akuzën e parë kundër tij në muajin mars të vitit të kaluar, por al-Bashir nuk u arrestua asnjëherë. Ndërkaq, një anëtar i partisë politike të presidentit sudanez, i cilësoi akuzat e reja ngritur ndaj al-Bashir si qesharake, ndërkohë që kampi kundërshtar i presidentit, rebelët e Darfurit perëndimor propaganduan akuzat e Hagës si një fitore të tyren.
Këto vitet e fundit rasti i liderit afrikan është ndër të paktet raste që gjykata e Hagës ka marrë në shqyrtim ngjarje dhe persona të akuzuar nga kontinenti afrikan. Kjo gjykatë është marrë kryesisht me konfliktet në ballkan të kryera në zonat e ish-Jugosllavisë