E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiri i Meksikës, BP teston kapakun e ri


Duket se ka patur sukses tentativa e radhës e kompanisë British Petroleum për të bërë të mundur ndalimin e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës, nga pusi i dëmtuar që në muajin prill. Kështu, tapa e instaluar nga BP ka penguar rrejdhjen e naftës, megjithatë sipas admiralit Thad Allen, përgjegjës i operacioneve i caktuar nga Shtëpia e Bardhë, do të jetë e nevojshme te pritet gjithësesi një afat kohor për të kuptuar nëse operacioni ka patur vërtetë sukses. Nga pamjet e filmuara në Gjirin e Meksikës, në ujrat e turbullta, duket se kapaku i ri mbi grykën e pusit është instaluar me sukes dhe siç është parashikuar do të paksojë ndjeshëm rrjedhjen e naftës e ndoshta do ta bllokojë përfundimisht atë. Zyrtarët e kompanisë BP thonë se provat që mund të zgjasin nga disa orë në disa ditë, do të kryehen për të parë efiçiencën e kapakut të ri. Por vendosja e këtij kapaku është një zgjidhje e përkohshme. Ndërkohë, kompania po vazhdon të hapë dy puse shkarkimi për të ulur presionin e rrjedhjes, në mënyrë që ta bllokojë grykën e pusit të dëmtuar me baltë dhe çimento. Pusi i parë i shkarkimit pritet të vihet në funksionim pas rreth një muaji. Pusi i çarë ka derdhur deri në 60 mijë fuçi nafte në ditë që nga fundi i prillit. është rrjedhja më masive e naftës në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe ka ndotur pjesë të mëdha të brigjeve të Gjirit, dhe ka shkaktuar ngordhjen dhe plagosjen e shpendëve dhe gjallesave detare e ka sjellë pasoja katastrofike për peshkimin, turizmin dhe industri të tjera në shtetet pranë Gjirit të Meksikës. Ndërkaq qeveria amerikane vendosi një moratorium të ri për shpimet në det. Moratoriumi do të zgjatë deri më 30 nëntor dhe vlen për të gjitha llojet e shpimeve. Salazar deklaroi se pauza është e domosdoshme, për shkak të katastrofës humanitare në Gjirin e Meksikës, me qëllim që të evitohen të gjitha rreziqet për përsëritjen e një rasti të tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›