FMN synon uljen e ndikimit nga Uashingtoni
FMN pritet te reduktoje ndikimin nga Uashingtoni. Per drejtorin ekzekutiv te FMN, Per Strauss-Kahn dhenia me shume peshe vendeve ne prag te industrializimit si Kina, Rusia, apo Brazili sjell vetem perparesi. Ato do t'i jene atij perjetesisht mirenjohese dhe varesia e tij nga SHBA-ja reduktohet. Ne takimin e kesaj jave te Bankes Boterore dhe FMN u hodh ideja e ristrukturimit te Fondit Monetar dhe kontributeve qe do te kene vendet ne kete organizem. Gjithashtu eshte diskutuar edhe per rolin organizates Financiare nderkombetare ne kushtet e reja qe ka diktuar kriza financiare globale. Fondi duhet gjithashtu te zhvilloje nje sistem paralajmerimi te hershem kunder krizes se ardhshme financiare. Megjithe fjalet e bukura, "ekonomia e vjeter" e ka te veshtire t'u jape Rios, Pekinit, apo Moskes me shume ndikim ne Fond. Por ne periudhe afatgjate ato mund te perfitonin, pasi kerkesa ne keto vende ne prag te industrializimit eshte ne rritje dhe kete po e ndien edhe Perendimi, e para se gjithash kombi eksportues, Gjermania. Pa ndihmen nga keto rajone ekonomise boterore do t'i duhet edhe me shume kohe per t'u ringritur ne kembe. Edhe ky eshte nje mesazh nga Stambolli: ekonomia po rimekembet. Komiteti drejtues i politikes se FMN-se ra dakord mbi reforma te fuqishme qe do te transformojne Fondin me nje mandat te ri per te qene me i efektshem ne parandalimin e krizave financiare, per te patur me shume besim tek huamarresit dhe per t'u dhene me shume pushtet votues vendeve te perfaqesuara me pak. Vendimet e Stambollit gjithashtu parashikojne kredi me fleksibel per vendet ne zhvillim dhe mbikeqyrjen e re shume-paleshe ne sistemin financiar boteror. Fondi nuk arriti te parandaloje krizen financiare boterore dhe eshte kritikuar prej kohesh nga vendet huamarrese qe thone se FMN nuk po mbante parasysh rolin e tij me te madh ne sistemin financiar boteror, si dhe pergjegjesite sociale te qeverive kombetare te tyre. Drejtori i FMN-se Dominik Shtraus-Kan ka pranuar gabimet e te kaluares, por tha se Fondi gjithashtu ka marre mesime nga historia. Roli aktiv dhe bashkepunimi boteror i FMN-se parandaluan nje krize edhe me te keqe ne bote dhe udheheqesit tani duhet t'a perdorin kete mundesi per te ndryshuar dhe per t'i dhene forme botes pas krizes, tha ai. "Te gjithe vendet duhet te adaptohen e te ndryshojne dhe FMN duhet te ndryshoje gjithashtu," tha Shtraus-Kan.
,
,