Vrojtimi, interesat ne banka stabilizohen
Ecuria e normave te interesit te depozitave te reja ne euro dhe ne leke, ka rezultuar e qendrueshme gjate dy muajve te fundit, ndersa interesat per kredite e reja ne leke kane vijuar uljen ne muajin korrik, vlereson ne nje deklarate te fundit per ecurine e normave te interesit Banka e Shqiperise ku sipas se ciles gjate kesaj periudhe eshte vene re nje shtrengim te kostos se kredise se re ne euro. Pavaresisht se ne nje vijimesi mungese likuiditetesh, sistemi bankar ka ndermjetesuar rritjen e kredise ne leke per sektorin privat dhe publik me ritme pozitive. Ngadalesimi i ritmit te kreditimit te ekonomise ne valute dhe oferta me e ulet e prurjeve valutore nga sektori i jashtem kane rezultuar ne nje ritem negativ vjetor te rritjes se depozitave ne valute te sistemit. Keshtu kredia per sektorin privat u rrit me 15.8 per qind ne muajin korrik ne terma vjetore nominale, nga 17.9 per qind ne qershor. Kredia per biznesin ka dhene kontributin kryesor ne rritjen mujore te kredise, nje fenomen ky i perhershem, por qe kete muaj vjen vecanerisht me i theksuar. Kredia ne leke ka ruajtur normen mesatare te rritjes vjetore gjate ketij viti, prej rreth 28-30 per qind, por ngadalesimi i kredidhenies ne valute ka sjelle uljen e ritmit te rritjes se kredise. Teprica e kredise per ekonomine per muajin korrik 2009 arriti ne 419 miliarde leke. Rritja e teprices se kredise, krahasuar me muajin qershor '09 shenoi vleren 1.2 miliarde leke, me nje renie prej rreth 0.3 per qind. Nga struktura e teprices se kredise sipas monedhave vazhdon te mbizoterohet nga kredia ne valute, duke perbere rreth 68.0 per qind te totalit te teprices se kredise me rreth 285 miliarde leke. Kete muaj pesha specifike e kredive per individet, arriti ne nivelin 34.5 per qind. Po keshtu gjate korrikut 2009, krahasuar me nje muaj me pare, niveli i pergjithshem i depozitave u rrit me 1.1 miliarde leke, si rezultat i rritjes se depozitave ne leke dhe atyre ne valute.
Interesat per depozita dhe hua, perqindjet
Gjate muajit korrik 2009, normat e interesit te depozitave 12-mujore ne leke arriten kuoten e 6.74 per qind, duke pesuar nje renie prej 0.06 per qind ne krahasim me muajin qershor '09 ku normat e interesit shenonin vleren 6.80 per qind. Renie per kete muaj kane pesuan depozitat me afat 6-mujor dhe 1-mujor te krahasuara me muajin paraardhes, perkatesisht me 0.15 per qind dhe 0.10 per qind. Normat e interesit per depozitat me afat 3 - mujor pesuan rritje me 0.07 per qind krahasuar me muajin paraardhes. Krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare, rritje kane pesuar te gjitha normat e interesit te depozitave me afat 12, 6, 3 dhe 1 mujore. Ndersa interesi i huave 12-mujore gjate muajit korrik pesoi nje renie me 0.04 pike per qind, duke arritur ne 11.99 per qind nga 12.03 per qind qe ishte ne muajin qershor '09. Per kete muaj norma e interesit te huave 6-mujore pesuan nje renie prej 0.54 pike per qind krahasuar me nje muaj me pare.
Kerkesa dhe oferta, vendosin edhe normat e interesit
Ashtu sic ndodh me cdo cmim tjeter, edhe normat e interesit per monedhat ndikohen nga forcat e kerkeses dhe ofertes. Ne qofte se oferta per kredi nga huadhenesit eshte me e larte ne krahasim me kerkesen e huamarresve, cmimi (norma e interesit) do te bjere, per shkak se huadhenesit konkurrojne me njeri-tjetrin per te afruar sa me shume kliente prane vetes. Ne rastet kur kerkesa eshte me e larte sesa oferta, norma e interesit do te rritet per shkak se huamarresit konkurrojne per te marre fonde qe jane te pamjaftueshme per te gjithe. Shume prej nesh i ruajne kursimet e tyre ne institucione depozituese si banka, shoqeri kursimesh dhe unione kredit ose ne institucione financiare, si kompani sigurimi. Dhe eshte pikerisht gatishmeria e njerezve dhe e firmave per te mos shpenzuar, me fjale te tjera kursimet, qe perbejne burimin kryesor te ofertes per kredi. Nga ana tjeter, qendrojne ata, te cilet, me gjithe deshiren e mire per te shpenzuar apo per te investuar, nuk kane mjetet e mjaftueshme financiare per ta bere nje gje te tille. Pra, burimi kryesor i kerkeses per kredi eshte deshira jone per te shpenzuar dhe mundesite per te investuar. Po ku takohen kjo kerkese dhe kjo oferte? Ky "takim" mundesohet nga institucionet financiare si, bankat, unionet e kreditit etj., te cilat bejne lidhjen midis atyre qe kursejne dhe atyre qe marrin hua. Keto institucione financiare, perdorin kursimet e depozituara prane tyre, per t'u ofruar kredi njerezve qe duan te marrin hua, sigurisht kundrejt nje interesi. Ky proces quhet ndermjetesim financiar dhe eshte nje prej proceseve me te rendesishme qe kryejne institucionet financiare.