E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin aplikimet e maturantëve për në universitete

 Këtë vit, fillimisht është bërë aplikimi online, ku maturantët kanë renditur degët e preferuara dhe ku më pas kanë parë online ku i kanë shanset më të mëdha për të fituar pas pikëve të marra.

Pas kësaj, ata kanë plotësuar në formë të printuar, ku kanë listuar 10 degët e preferuara. Kjo mënyrë aplikimi sipas mësuesve ka lehtësuar njëkohësisht edhe procesin e korrigjimin në rastet kur gjatë plotësimit të formularit A2 është vepruar gabim.

Aplikimi për në universitet ka nisur me Tiranën për të vazhduar më pas me rrethet e tjera deri më date 5 gusht, kur përfundon edhe koha e vënë në dispozicion për plotësimin e formularit A2. /Start/

                                                                                             2012-07-24 16:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›